Belind Këlliçit, kandidati për kryetar bashkie nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i është rezervuar edhe pritja më entuziaste nga të pranishmit.
Tirana është edhe bashkia më e rëndësishme për zgjedhjet e 14 Majit, e në rast fitoreje nga ana e opozitës, do të ishte një pikë kthese në gjithë momentin politik të vendit.
Këlliçi mbërriti në stadium me një autobus, duke simbolizuar një nga premtimet e tij për transport falas nëse fiton mandatin e kryebashkiakut në kryeqytet.
Koalicioni Bashkë Fitojmë çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 Bashkive. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/