Po zhduket bregu i lagunës së Kune-Vain në Shëngjin

Po zhduket bregu i lagunës së Kune-Vain në Shëngjin

33
0
Shares

Bregu i detit në dimër zhduket plotësisht në Kunë të Shëngjinit. Pishat janë pjesë e detit dhe kjo është një histori e përvitshme. Erozioni po shkatërron një zonë turistike mjaft të frekuentuar kryesisht gjatë stinës së verës.

Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra toke duke i kthyer ato në zona ujore. Ata që e njohin Shëngjinin prej vitesh thonë se deti po vijon të hyjë në brendësi të tokës.

Brezi i pishave është drejt fundit në Kune të Shëngjinit në pritje për t’u marrë e gjitha nga deti. Eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se bregdeti i Shëngjinit po e vuan shtrenjtë ndërhyrjen e njeriut duke folur për agresion të detit ndaj tokës me shtimin e stuhive detare.

Jak Gjini Specialist Mjedisi: Është bërë prezente stuhia detare, nëse para 10 vjetëve llogariteshin 4-5 stuhi detare vetëm për këtë vit ka pasur 2, mos harrojmë Marsin që niveli i detit arrit deri në shëtitoren e Shëngjinit.

Gjini thotë se duhet ndërhyrë sa me shpejt dhe jo të vazhdojmë me strategji pa fund, pasi kjo ndërhyrje është e pashmangshme, por thjesht rriten kostot dhe dëmet.Fax tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY