Belind Këlliçi zbardh projektet për trafikun në Tiranë

Belind Këlliçi zbardh projektet për trafikun në Tiranë

52
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ka paraqitur në emisionin e Çim Pekës në Syri-tv, projektin që sjell zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, që është trafiku i renduar.

Me një hartë dhe plan të studiuar, Këlliçi, tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë Sheshit Skenderbej, do të reduktonte pothuajse përgjysëm trafikun në Tiranë.

Është një ndërhyrje që kushton 4.7 deri në 4.9 mln euro, dhe nuk e cënon Sheshin Skenderbej, pohoi Këlliçi.

Trafiku në Tiranë është stresi dhe një prej shqetësimeve më të mëdha që përjetojnë sot banorët.

Përballë analistëve Haxhiu, e Shkullaku, dhe përfaqësuesit të PS, Ervin Bushati, Kelliçi ka mbrojtur dhe shpjeguar edhe një herë projektin që ka për transportin publik falas, dhe përfitimet që i vijnë direkt 200 mijë përdoruesve duke u kursyer atyre deri në 50 mijë lekë në muaj, por po ashtu, duke ndihmuar në zbutjen e trafikut, dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Kandidati i Opozitës ka siguruar se fondet janë, dhe Bashkia i ka mundësitë, por sot buxheti abuzohet e shpërdorohet me shpenzime që i shërbejnë kryetarit, por jo qytetarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY