Rritet popullariteti i Belind Këlliçit në rrjete sociale, lë pas Erion Veliajn...

Rritet popullariteti i Belind Këlliçit në rrjete sociale, lë pas Erion Veliajn në të gjitha platformat

70
0
Shares

Rritet popullariteti i Belind Këlliçit në rrjete sociale, lë pas Erion Veliajn në të gjitha platformat.

Raporti i bërë nga Terra për matjet e fundit tregon se Belind Këlliçi ka qenë subjekti më i diskutuar në Facebook dhe Google Trend në këtë periudhë, me një trend pozitiv në të dy platformat. Talking about (Flasin për të) në Facebook tregon se Belind Këlliçi ka pasur 27473 folës, ndërsa Erion Veliaj ka pasur 26243 folës, duke treguar se njerëzit kanë përmendur më tepër emrin e Belind Këlliçit.

Në Instagram, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka patur një rritje më të lartë në total me 5.85% krahasuar me Erion Veliaj që ka pasur një rritje prej 2.31%. Në Google Trend, 46% e diskutimeve kanë qenë për Belind Këlliçin me trend pozitiv, ndërsa 43% kanë qenë për Erion Veliaj me trend negativ. Këto matje tregojnë se Belind Këlliçi ka qenë subjekti më i diskutuar dhe ka pasur një trend pozitiv më të lartë krahasuar me Erion Veliaj në periudhën e fundit.

Talking about (flasin për të) në Facebook tregon numrin e njerëzve që kanë folur për një person ose një faqe në një periudhë të caktuar. Në këtë rast, Terra ka analizuar talking about për Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn në periudhën nga data 01/prill/2023.

Google Trend është një mjet që tregon se sa shpesh një term është kërkuar në Google në një periudhë të caktuar. Terra ka analizuar Google Trend për Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn në periudhën e fundit 7 ditore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY