Qeveria dyfishon pagën e Presidentit dhe rrit pagat për 250 zyrtarë të...

Qeveria dyfishon pagën e Presidentit dhe rrit pagat për 250 zyrtarë të lartë

62
0
Shares

Qeveria pothuajse dyfishoi sot pagën e Presidentit e cila do të shkojë nga 257 000 Lekë në muaj në 425 000 Lekë në muaj duke qenë edhe paga më e lartë e titullarit në institucionet shtetërore.

Projektligji i qeverisë i depozituar në Parlament ka parashikuar që të përfitojnë 250 funksionarë të lartë shtetëror.

Koeficientët për disa funksione politike, ku përfshihen Kryetari dhe zëvëndëskryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Zëvëndëskryeministri, deputeti dhe ministri, janë ulur në vlerë absolute për shkak të rritjes së pagës së Presidentit, por në vlerë reale paga bruto e tyre nuk ndryshon.

Ndërkaq pagat e zyrtarëve të tjerë janë si më podhtë:

Kryeministri – 213,500 Lekë

Ministrat – 181,267 Lekë

Kryetari i Kuvendit – 228,730 Lekë

Zv.Kryetari i Kuvendit – 187,160 Lekë

Deputetët – 156, 770 Lekë

Paga për anëtarët e Komisionit të Konkurrencës dhe Anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit rritet në masën 20% ose 28 650 Lekë në muaj.

Projektligji përcakton rritje në masën 47% ose 54 350 Lekë në muaj për Zëvendëskryetarin e Autoritetit te Mediave Audiovizive, Anëtarin e Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë, si dhe Anëtarët e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Për reformën e pagave kosto financiare shtesë për vitin 2023 përllogaritet në 13 milionë Lekë. Në total për tre vitet përllogaritet në 53 milionë Lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY