DEKLARATA/ Ministria i bllokon pasaportën, por merret vesh emërimi i çuditshëm

DEKLARATA/ Ministria i bllokon pasaportën, por merret vesh emërimi i çuditshëm

42
0
Shares

PD akuzoi sot ministren e Jaahtme Olta Xhaçka se ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka.

“Burri i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.
Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.
Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.
Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij”  tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Sipas Garos, emërimi i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit. Më shumë se farefisnia, bie në sy fakti që ajo emërohet pikërisht në Stamboll, atdheun e bashkëshortit të saj narko-trafikant, në kërkim nga autoritet europiane dhe në sekuestro nga ato shqiptare, thekson Garo. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY