Berisha: Heshtja kriminale e Ramës faktoi se ai qëndron pas aktit terrorist...

Berisha: Heshtja kriminale e Ramës faktoi se ai qëndron pas aktit terrorist ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës

31
0
Shares

“Heshtja kriminale e Ramës faktoi se ai qëndron pas aktit terrorist ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës”, deklaroi sot në Kuvend Sali Berisha.

Sali Berisha: Sot, seanca duhej t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror, me të cilin partia terroriste e krimit, u shfaq me gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritol për t’i marrë jetën një politikani të ri, një qytetari shembullor, bir të një familje shembullore.
Nuk ka diskutim se prapa çdo atentati politik, qëndron politik. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi këtë Edi Rama me heshtjen e tij kriminale 48-orëshe.
U godit për t’i marrë jetën një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit te liria.
U godit si kundërshtar politik, në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi, nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirintet e krimit të tyre të shëmtuar. Dhe ky është Edi Rama.
Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te genet e etërve të tij.
Unë i shpreh solidaritetin tim më të madh Benard Ndrecës, familjes, demokratëve të Vaut të Dejës.
Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje prapra këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY