Berisha: Më pëlqeu vizita e Escobar në Tiranë, kam një premtim

Berisha: Më pëlqeu vizita e Escobar në Tiranë, kam një premtim

47
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga kuvendi se i kishte pëlqyer vizita e të dërguarit amerikan në Ballkan, Escobar.

”Më pëlqeu vizita e Escobar, premtoj se do ekstradojmë Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia atje”, tha Berisha.

Sali Berisha:Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.
Mua, ajo vizitë më pëlqeu.
Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.
Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.
E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY