“Tirana si 250 qytete të botës, me transport publik falas”- Këlliçi takim...

“Tirana si 250 qytete të botës, me transport publik falas”- Këlliçi takim me komunitetin lushnjar të Tiranës

38
0
Shares

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me komunitet qytetarësh nga Lushnja, të cilët prej vitesh jetojnë në kryeqytet. Takimi u organizua me incitiativë të deputetit Saimir Korreshi dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët i bën thirrje miqve të tyre, që në 14 maj të mbështesin Belind Këlliçin për bashkinë e kryeqytetit.

_“Pavarësisht se ne kemi emigruar që jemi sot në Tiranë, është kënaqësi dhe në mbështetje që deri dje e kemi pasur në një karrige por sot, ndoshta pak më mirë, për një Tiranë më të bukur, për një Tiranë më demokratike. Me mbështetjen e të gjithëve ta çojmë në karrigen e kryetarit të bashkisë, jo për ato që tha, por për një Tiranë ndryshe. Ne Lushnjarët jemi shumë më shumë sesa kaq në Tiranë. Ndaj nëse do të angazhohemi të gjithë së bashku, me qejf do të doja të bënim një takim të madh, në Tiranë janë gati 8 mijë votues lushnjar”_-u shprehën Korreshi dhe Murrizi.

Duke falenderuar organizatorët për takimin, Belind Këlliçi shpalosi disa nga pikat e programit të tij, për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj. Ai u ndal fillimisht te angazhimi për transport publik falas, duke sqaruar se ky premtim do të bëhet realitet pas 14 majit.

_“Unë do ta bëj realitet ps 14 majit, për të vetmen arsye sepse besoj fort dhe jam i bindur se ky qytet nuk është i varfër por është i vjedhur. Kjo çështje është vetëm çështje e vullnetit politik dhe jo financash. Buxheti i bashkisë së Tiranës sot është 240 milionë euro. Për të mundësuar autobusin falas për për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë, mjaftojnë 16.5 milionë euro në vit. Vetëm 6.8% e buxhetit”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi pati një përgjigje edhe për skeptikët apo ata që sulmojnë këtë premtim, duke e cilësuar si të parealizueshëm. Këlliçi solli në vëmendje shembullin e 250 qyteteve në vende të ndryshme të botës, që sot e kanë realitet transportin publik falas.

_“Por është një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, është një praktikë që ndiqet në Tallin, në kryeqytetin e Estonisë, ndiqet në Maltë, në Luxemburg, në qytete në Greqi, në qytete në Itali, në 40 qytete në Amerikë, në qytete të ndryshme në Kanda, në vende të tjera të Europës, në Francë, që po e testojnë dhe në fakt i ka rezultuar, edhe në Belgjikë, i ka rezultuar shumë efiçente dhe e nevojshme si masë_”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Sipas Belind Këlliçit nga transporti falas, ndër përfituesit më të mëdhenj do të jenë studentët.

_“Gjykoj që mbi të gjitha përfitojnë studentët. Janë të tmerrshme ato pamjet e studentëve që dalin në 8 të mëngjesit dhe deri në orën 8 të darkës presin para kioskave të aboneve për të marrë një abone. Dhe nuk arrij ta kuptoj se si ka mundësi që kjo bashki nuk u jep shansin apo mundësinë të gjithë studentëve të marrin nga një abone”_-tha Këlliçi.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, u shpreh gjithashtu se angazhimi i tij është ta rikthejë në normalitet kryeqytetin me premtime të realizueshme, dhe jo si ato të kundërshtarit të tij Erion Veliaj.

_“Unë jam i vendosur për ta kthyer qytetin në kushtet e normaliteti, në binarët e një normaliteti, ku nuk ka nevojë të shpikësh rrotën të japësh premtime që janë të parelizueshme. Të rrish në televizor gjithë ditën herë me përparëse duke shpërndarë pjata supe, e herë me lopatë duke mbjellë 1 milionë pemë. Ju si lushnjar jeni në krye të komuniteve nga koefiçenti i zgjuarësisë, e kuptoni fare mirë që nuk ka 1 milionë pemë të mbjellura në Tiranë, se në Berlin ka 420 mijë dhe në Milano ka 500 mijë”_-tha Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se e ka kthyer bashkinë në institucion që nuk i shërben qytetarit. Sipas Këlliçit, vet kryebashkiaku aktual ka dhënë këtë shembull, pasi në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022, ka jetuar 4 muaj e gjysëm jashtë Shqipërisë, duke përfituar 11 mijë euro dieta nga taksat e qytetarëve.

_“Bashki që vetëm për qytetarin nuk punon. Sot në Tiranë kemi një qytet të tërë, që paguan taksa në mënyrë të rregullt dhe ju jeni një nga komunitetet më të disiplinuara, për një kryetar bashkie që rri gjithë ditën në televizor, që hiqet si gjitholog. Që në 6 muajt e fundit të vitit 2022, ka qenë 4.5 muaj jashtë Shqipërie. Kjo doli nga të dhënat zyrtare para tre ditësh, për vet faktin se kishte marrë 11 mijë euro taksa, kishte marrë 11 mijë euro dieta nga taksat e qytetarëve të Tiranës, duke faktuar që për katër muaj e gjysëm nuk ka qenë në Tiranë, nuk i ka shërbyer kryeqytetit. Unë jam i bindur se Tirana e ka mundësinë për të ofruar më shumë shanse, oportunitete, mundësi punësimi, dhe një të ardhme shumë të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbi të gjitha për të rinjtë”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Ai preku edhe probleme që lidhen me infrastrukturën, goditjen e biznesit nga taksat e larta apo largimin e të rinjve, për shkak të politikave të gabuara të bashkisë dhe qeverisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY