Është ndarë nga jeta gazetari dhe aktivisti i bjohur i ish të përndjekurve politikë, Nebil Çika. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë publicistit të njohut do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Nebil Çika ka punuar si gazetar e drejtues mediash në Tiranë prej afro 25 vitesh. Vitet e fundit ai drejtoi Institucionin e të përndjekurve politikë ndërsa ishte i pakompromis për nevojat dhe të drejtat e tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/