SONILA MEÇO/ Propoganda, kur nuk e dallojmë edhe pse e kemi para...

SONILA MEÇO/ Propoganda, kur nuk e dallojmë edhe pse e kemi para syve

62
0
Shares

“Ne mashtrohemi nga propaganda më së shumti, sepse nuk e dallojmë teksa e kemi mu para syve”.

Në nëntor 1937, ky pohim hapte pamfletin mujor të Institutit për Analizën e Propagandës, një organizatë shumë e njohur në New York krijuar enkas për të zbardhur taktikat e stërholluara të propagandës.

Pse shkova aq larg, thua nuk mjaftojnë studime të reja e në kushte manipulimi të përsosur teknologjik të kohëve të Zuckerberg-ut?

Sepse pavarësisht se gati një shekull ka kaluar nga ajo kohë, një nga taktikat më të përdorura sot e kësaj dite të ndritur teknologjike, sërish përdoret me sukses pa u braktisur asnjë vit të shekullit në fjalë, ajo, e thjeshta gjer në dhembje, që bukur e sqaron Instituti në fjalë: përhapja e mesazhit, slloganit dhe imazhit të propagandës, qëllimisht a nga padija e kësaj metode.

Dhe si ndodh zakonisht? “Kritikë” të farkëtuar nga vetë propaganda, pasi fitojnë një lloj besueshmërie, sidomos në kohë fushatash politike nisin e përhapin mesazhin, slloganin e imazhet e propagandës. Teknologjia thjesht e ka lehtësuar procesin, por në thelb mbetet i njëjti: sa më shumë të publikohet, afishohet e prezantohet sllogani, mesazhi dhe imazhi i injektuar nga propaganda, edhe prej “kundërtshtarëve” të saj, nën pëlhurën e sofistikuar të kritikës, apo më keq ende nga një naivitet, pakujdesi e dëshirë e vërtetë kritike nga kundërshtarë të vërtetë, aq më shumë përfiton vetë ajo, propaganda.

Ndaj për hir të një mësimi tē gjithkohshëm e të pasfidueshëm se propaganda fiton gjithmonë nëse i përhapet sllogani, mesazhi dhe imazhet, që ajo pompon e të dala prej saj, le ta kujtojmë sidomos nē fushatën më të egër të zgjedhjeve në Shqipëri, ku monizmi e ka të gjithë makinerinë në dispozicion të prodhojë edhe “kritikë” në masë, spin-ët më të suksesshëm të saj.

Si shpëtohet? “Thjesht mos ua publikoni slloganin e fushatës, as imazhet e kuruara prej tyre”, thosh Instituti për Analizën e Propagandës qysh në 1937-ën e sidomos sot e kësaj dite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY