Takimi Meta-Escobar 45 minuta. Escobar, Metës: Shihemi së shpejti!

Takimi Meta-Escobar 45 minuta. Escobar, Metës: Shihemi së shpejti!

64
0
Shares

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Escobar zhvilloi për 45 minuta takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

E pranishme në takim ishte edhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Escobar pasi doli nga selia e Partisë së Lirisë, përshëndeti politikanin opozitar, duke konfirmuar kështu një tjetër takim.

“Shihemi së shpejti!”, i tha Escobar Metës.

Në përfundim të takimit, kreu i PL, Meta u ndal të fliste me gazetarët rreth takimit.

Meta: Në vijim do të kemi në deklaratë zyrtare nga ana e Partisë së Lirisë rreth detajeve të takimit.

Në përfundim të bisedës me gazetarët, Meta nuk ngurroi t’i ftonte të gjithë ditën e shtunë tek ‘Stadiumi Arena’ për çeljen e fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Escobar ka kryer sot takime edhe me kreun e PD zyrtare Enkelejd Alibeaj dhe zyrtarë të tjerë.

Alibeaj shoqërohej nga deputeti Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu raportohet se një ndër temat që folën ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY