“Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet...

“Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë”

38
0
Shares

Kreu i PD Sali Berisha tha sot nga Elbasani se në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar. Në 14 maj të votojmë ndryshimin, Elbasani është tokë e bekuar, tha Berisha.

Pjesë nga fjala:

A kemi ne përgjegjësi. Ne jemi parti, forca konservatore, a kemi ne përgjegjësi për traditën, a kemi ne përgjegjësi para atyre që u flijuan, sakrifikuan gjithçka, a kemi ne përgjegjësi para të rinjve tanë.
Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë. Duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë nga Elbasani dhe nga Shqipëria. Një thirrje e thellë buron nga shpirti i çdo shqiptari, të zgjohemi ti dalim zot Shqipërisë, të zgjohemi, të votojmë, të firmosim, fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan, fitoren e kandidatëve tanë kudo.
Po pse Elbasani, pse Shqipëria. Nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërruar në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në dhe i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.
Nuk ka kushtrim më të madh, apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre, një grimë dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë.
Të votojmë ndryshimin me 14 maj sepse Shqipëria, Elbasani janë tokë e bekuar, është qytet i bekuar.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY