Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Fier se për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun 1 km autostradë kushton 24 mln euro. Në Gjermani ndërtohet me 3 milionë euro.
Argumentat:
Edi Rama nga 2013 e deri më sot në vend që të kishte trefishuar gjer tani rrogat dhe pensionet, dhe të ishim siç u ngjitëm nga fundi, nga më të fundit, në 1992, 204 dollarë për frymë kishim ne, të vazhdonim ngjitjen dhe të kapnim edhe Slloveninë.
Po pse do thoni ju, prap do ju them unë, nuk ka një vend tjetër më të pasur se Shqipëria, pasuri përrallore.
Por kjo kërkonte që kjo qeveri, paratë që krijon, që merr nga qytetarët, të ua kthejë qytetarëve, jo ti vjedhë, ti shpërdorojë. Ku shkojnë paratë? Në qoftë se nga viti 2005-2013, borxhi u rrit nga 58.2 % në 62.6 %, pra me 4.4 %, nga 2013 e gjer sot, borxhi është rritur me 43%, është 107 %. Ka marrë borxh 5 miliardë euro. Ku shkuan, nuk po them miliarda e miliarda të tjera të mbledhura nga të ardhurat, nga taksat.
Ku shkuan. Që të gjitha u vodhën dhe u shpërdoruan. 5 miliardë euro mund të rrisje të paktën 6 herë rrogat e shqiptarëve, mund të rrisje të paktën 3 herë rroga e pensione. Kjo është e vërteta.
Ku shkuan. Po sigurisht, si vidhen. Ajo rruga që thatë ju, Lekaj-Fier, rruga anësore kushton për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, 7.2 milionë euro kilometri, në një kohë kur autostrada vetë ka kushtuar 2 mln euro kilometri. A mundet kjo, në botë nuk ndodh kurrë.
Autostrada në fushë ndërtohet prej tyre me 24 mln euro, ndërkohë që në Gjermani kushton 2-3 milionë euro. Shkollat në manuale ndërtimi, në Berlin, Paris, kudo, shkolla publike e kam fjalën, kushton 700 mijë euro, në Tiranë, 4-5-6 milionë euro. Hajdutë si këta nuk i ka parë toka. Këta nuk pyesim më për asgjë. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Ndaj dhe kjo shtrëngicë ekonomike, ndaj kjo varfëri e frikshme. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/