Shoqëria civile propozon uljen e pragut të deklarimit të pronarëve përfitues për industrinë nxjerrëse pas një monitorimi që iu bë zbatimit të ligjit dhe një investigimi në lidhje me pronësine në sektorin e industrisë nxjerrëse, si kromi, bakri, nafta dhe gazi, argjilat, gelqerorët, bitumet etj.
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (qTIL) ka monitoruar për disa muaj zbatimin e ligjit “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues” përmes projektit me titull “Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës në shfrytëzimin e burimeve natyrore përmes zbatimit të Ligjit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues”.
Projekti i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ka rreshtuar disa arsye dhe gjetje që sipas drejtorit të qTIL, Sami Nezaj e bëjnë të nevojshme amendimin e pragut në bizneset që lidhen me industrinë nxjerrëse.
Nezj thotë se ndryshimi i parë lidhet me pragun e deklarimit të pronësisë për kompanitë në industrinë nxjerrëse të cilin e propozojnë të ulet nga 25% në 10%.
“Për kompanitë e mineraleve, 30% e kompanivë janë në pronësi indirekte (23 kompani nga kampioni janë me pronësi direkte, 7 kompani me pronësi indirekte, kryesisht turke, kineze, hollandeze, franceze, italiane greko qipriote. Një kompani shqiptare është e regjistruar në parajsa fiskale, Maltë dhe një tjetër në Qipro).
Afro 30% e kompanive kanë pjesë të pronësisë së padeklarueshme edhe brenda ligjit por edhe në shkelje të ligjit. 23 kompani i kanë pronarët të verifikueshëm në të gjithë segmentin e pronësisë ndërsa 10 kompani kanë pjesë të pronësisë të paverifikueshme, në disa raste brenda kufijve të ligjit dhe në disa raste përtej kufijve ligjorë”, tha Nezaj.
Për Nezaj pronësia bëhet më opake në sektorin e naftës.
“Nga 6 kompani të analizuara 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale, ndërsa duke lexuar ekstraktet e publikuara në faqet e QKB, nuk kuptohet në 4 raste se kush është pronar i kompanive të naftës në Shqipëri.
Formulari në dy raste nuk tregon përqindjen e pronësisë edhe në ato raste kur theksohet emri i individit pronar përfitues.
Në një rast të pronësisë direkte nuk njihet pronari për 10% ( është e ligjshme), në një tjetër nuk njihet pronari për 37.2%, në një tjetër nuk njihet përqindja e individit por edhe e subjektit juridik; një kompani nuk ka të dhëna për përqindjen e pronësisë, pavarësisht se konsiderohet se kompania ka regjistruar pronësinë dhe ajo është miratuar nga QKB”, thotë Nezaj.
Nga raporti i monitorimit mësohet se nga 6 kompani të shfrytëzimit të nafës, gazit dhe kërkimit në naftë e gaz, që të gjitha paraqesin pronësi indirekte; 3 prej tyre janë të regjistruar në parajsa fiskale mes të cilave pronarët e Bankers Petrolium që kanë afro 80 përqind të shfrytëzimit të rezervave të naftës.
Ndërsa në gjithë sektorin e industrisë nxjerrëse afro 5% e kompanive janë refuzuar në deklaratën e pronarëve përfitues. Monitorimi ka gjetur që në kampionin emarrë për shqyrtim, gjithsej 42 kompanitë më të mëdha të sektorit, 2 kompani kanë dështuar të raportojnë pronarët përfitues, njëra prej tyre rezulton e pezulluar.
Përvoja e vendeve të tjera:
Sipas “The European Banking Federation (EBF)” ka një propozim të Komisionit Europian për të prezantuar një rregullore të re për harmonizimin e Anti-Money Laundering Regulation ku propozohet ulja e përqindjes së pragut që shërben si tregues i pronësisë nga 25% në 5%.
Për këtë arsye, tashmë, një numër vendesh, prej vitit 2020, kanë aplikuar pragje më të ulëta në legjislacionin e tyre kombëtar për Personat Përfitues (PP), si Argjentina (1 aksion ose më lart), Senegali (2%) Nigeria (5 %), Paraguai (10%), Kenya (10%), and the Cayman Islands (10%), etj.
Industritë nxjerrëse janë identifikuar si sektorë specifikë që paraqesin një rrezik të konsiderueshëm korrupsioni. Vendosja e pragjeve të ulëta siguron që një numër më i madh pronarësh përfitues (PP) tu zbulohen organeve ligjzbatuese. Armenia u zhvendos nga një prag 20% për Pronarët Përfitues (PP) në ligjin e tij të vitit 2008 në një ninel 10% për dhënien e informacioneve shpjeguese të sektorit minerar 2019. Në mënyrë të ngjashme, Liberia miratoi një prag prej 5% për minierat, naftën, Gana ka miratuar një prag 10% në nivel local për të gjithë shoqëritë e regjistruara të sektorit nxjerrës ndërsa kompanitë e huaja nxjerrëse që operojnë në Ganë do t’i nënshtrohen një pragu të deklarimit prej 5%.
Monitorimi i zbatimit të ligjit e bw pwrmes njw kampioni prej 42 kompani të industrisë nxjerrëse i filtruar prej rreth 594 kompanive që operojnë në sektor si dhe ekspertizës ligjore dhe desk research ne lidhje me sektorin. A.Bega
. A.Bega
“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/