Berisha në Durrës me Igli Carën: Berisha: 14 maji është fundi i...

Berisha në Durrës me Igli Carën: Berisha: 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës

43
0
Shares

Prezantimi i kandidatit për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Igli Cara u shndërrua sot në një manifestim qytetar për ndryshimin më 14 maj. Durrësi i ka rezervuar një pritje madhështore Kryearit të PD, Sali Berisha, Kryetarit të PL, Ilir Meta që ishin të pranishëm në prezantmin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara. Kryetari i PD, bëri thirrje që më 14 maj qytetarët të rivendosin me votë pluralizmin dhe të votojnë për ndryshimin dhe Igli Carën për Kryetar Bashkie.

Berisha theksoi se kandidatja e pushtetit që synon Bashkinë del nga sirtarët e mafias të Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës. Ai akuzoi kreun e regjimit se po bën gjithçka për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, duke e krahasuar brakstisjen që po i bëhet vendit të ngjashme me atë të vitit 1990. Kryetari i PD, Berisha bëri thirrje gjithashtu për të ndalur të keqen me votë me 14 maj.

Kryetari i PL, Ilir Meta bëri thirrje nga Durrësi që bashkimi i madh që po ndodh sot rreth opozitës të mos ndalet deri në fitoren e 14 majit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara denoncoi aferën e Portit të Durrësit. Ai denoncoi Ramën, Dakon dhe Sakon që i vjedhin këtij qyteti 230 milionë euro me këtë aferë. a.b

Sali Berisha: 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës.

Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë.

Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri.
Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit?
Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çalën.

Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare.
14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY