Berisha për Glover, Yuri Kim dhe “iranianët e Veliajt”

Berisha për Glover, Yuri Kim dhe “iranianët e Veliajt”

36
0
Shares

Kreu i PD ka komentuar sot drejtuesen e vëzhguesve të zgjedhjeve Andre Glover, deklaratat e ambasadorëve Yuri Kim si dhe kabofruar të dhëna të tjera në lifhje me dyshimin për lidhje mes Erion Veliajt dhe disa iranianëve.

Pyetje përgjigje:

Osman Stafa, News 24: Për t’u ndalur te zgjedhjet. Këto ditë në Tiranë është shefja e vëzhguesve të ODIHR, Glover, e cila vjen për të pestën herë në Shqipëri, duke nisur që nga viti 1996, ku jeni keni patur edhe përplasje për raportin e atëhershëm që ajo ka përpiluar, ndërkohë vjen përsëri në Shqipëri. A keni besim ju z.Berisha te Glover për një raport të drejtë te zgjedhjet e 14 majit?

Berisha: Tani, nuk ka as dashuri, as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst, ato që kam patur për zgjedhjet e 1996 i afrohen tani 28 viteve. Se Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional, dhe unë e kam vlerësuar raportin. Në qoftë se, raporti i znj.Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe Komuniteti Ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje. Por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte atë raport bazë kryesore për të gjithë transformimin e kuadrit ligjor.

Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga eksponentë të caktuar. Nga qeveria po e po, u bë i paqenë dhe eksponentë të caktuar të Komunitetit Ndërkombëtar. Raportin e saj për zgjedhjet ju ftoj që ta lexoni është raporti më profesional që mund të e jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor, i cil iështë gjithnjë sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar. Ky është komenti im për zonjën Glover.

Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, ndërkohë edhe këtë javë keni patur replika në distancë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Akuzave të saj i jeni përgjigjur me kundërakuza për afera korruptive që sipas jush janë publike, por keni lënë të nënkuptuar edhe afera të tjera. Për çfarë e keni fjalën z.Berisha?

Berisha: Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD, për emërimin në krye të kësaj partie të eksponentëve të lidhur gjer në palcë me krimin, të eksponentëve të financuar, sipas burimeve amerikane, nga rusët dhe të tjera prapa të lidhur me krimin, nuk janë asgjë tjetër, veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal, apo si McGonigal me fustan. Se kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, pro-perëndimore të një vendi anëtar të NATO-s.

Dhe unë këtu nuk po them asgjë të re, se këto i kam thënë të gjitha.

Përsa i përket deklaratës së fundit, unë i dhashë përgjigjen që gjykova se ishte e nevojshme, por tani më duhet të them se kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre. Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren, jo mua. Por një fjalor i tillë është i papranueshëm.

Pyeta disa herë edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe në të gjitha variantet më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll, se njohuritë e mia mjekësore janë shumë të hershme. Kaq dua të them për të.

PD po ecën e sigurt në fitore. I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim. Tani unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ: nuk është fushatë. Për mua është fushatë. Unë jam në fushatë. Ndërhyrje në fushatë nuk pranohen , megjithatë unë do konsideroj ligjin edhe ligjin shqiptar, edhe ligjin amerikan për këtë çështje.

Bekim Bici, Top News: Z.Berisha do të ndalesha pak tek hyrja që bëtë ju për sa i përket entuziazmit dhe frymës së fitores që u shprehët që hasni në çdo takim tuajin. Nëse do t’i referohemi kësaj, a keni ju një pritshmëri sesa bashki do të fitojë PD e drejtuar prej jush. Dhe së dyti, nëse kjo pritshmëri nuk do të plotësohet, cila do të jetë përgjegjësia juaj?

Berisha: Po e marrim në këtë formë. A di ti ndonjë bashki do të thuash në të cilën nuk ndihem fitimtar? Unë nuk di asnjë bashki të vetme që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ndjehet fitimtar. Sot bashkë me përfaqësuesit e PL bëmë një bilanc dhe i morëm nga Konispoli deri në Tropojë. Bashki pas bashkie. Në të gjitha pa përjashtim, një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutueshme e forcave opozitare. Pra, mund të bëhet fjalë si një pranverë në 1992. Kjo është përgjigja ime për të dyja pyetjet.

Ermal Rizai, Syri Tv: Sa i takon fakteve që ju nxorrët në lidhje me z.Veliaj, dhe bëtë me dije se do të ketë një hetim. Ju do t’i dorëzoni në SPAK, do të ndërmerrni nisma të tjera, pasi i referohemi deklaratës së bërë mbrëmjen e djeshme nga z.Veliaj në një emision televiziv ku tha se nuk shoqërohet me persona problematikë.

Berisha: Kush tha? Erion Veliaj?! Po i jap fotografi të tjera sa të dojë. Po drejtori i Policisë së Bashkisë, ai ka qenë i tillë, si Miliadi, si këta. Me atë dorë rri ai, me ata rri gjithë kohën. Po çfarë do ky që shkon te ai rang, më thuaj pak? Nuk ka dhënë njëherë një përgjigje. Pse del tani Alberto Preseci? Del në ortakëri me MAPNA-n e gjeneral Ali Aliabadit. Burime thonë se këtu bëhet riciklim i parave të gardës revolucionare midis tjerash.

Por një gjë është e sigurt. Lidhja iraniane e Erion Veliajt nuk është një zbulim i shërbimeve shqiptare, por i shërbimeve partnere.

Këto janë prova të reja.

Z.Veliaj ka qenë në Iran 100% se ato që na i kanë thënë, na i kanë thënë zyrtarisht ne dhe nuk mundet kurrë që të shpiknin. Ka shkuar edhe Edi Rama, dhe Edi Rama mesa mora vesh pastaj, se u interesova sigurisht, shkoi në internacionalen socialiste sepse Ahmedin Axhadi, famëziu ishte anëtar i internacionles dhe kishte organizuar një aktivitet të internacionales në Teheran. Nuk di që të ketë shkuar më shumë së një herë apo dy Edi Rama. Kurse për Erion Veliajn, Irani është kryeqyteti që ka vizituar shpesh, kaq mund të them.

Pista iraniane e akuzon se ky është një person me këto lidhje. Miliadi di më shumë. Për këtë ju siguroj që Miliadi di më shumë për këtë problem. Por, se ku e mësoi Miliadi farsinë, ajo është një diçka tjetër, gjë që nuk do të thotë asgjë. Ti mund të kesh pasion për persishten, për farsishten. Por Miliadi dhe Erioni janë miq.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY