EMRI/ Makina përplas për vdekje biçiklistin, arrestohet autori

EMRI/ Makina përplas për vdekje biçiklistin, arrestohet autori

128
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Sokol  Hysa, 43 vjeç banues në Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin me targa AA 633 PU në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan  është përplasur me biçiklistin H. H., 68 vjeç banues në fshatin Thanë, Elbasan.
Sipas Policisë Vendore, H. H, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY