Bylykbashi dhe Vokshi dorëzojnë në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për Komision Hetimor...

Bylykbashi dhe Vokshi dorëzojnë në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për Komision Hetimor për Portin e Durrësit

39
0
Shares

Dy deputerë të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, dorëzuan sot në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për Portin e Durrësi.

Oerd Bylykbashi: Sapo depozituam në emër të 35 deputetëve të opozitës kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për të hetuar aferën më skandaloze, korruptive dhe grabitqare, atë të grabitjes së Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të qeverisë.

Është një kërkesë e cila bëhet me kërkesën e 35 deputetëve, të cilët me firmat e tyre detyrojnë sipas Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendin për ta ngritur pa diskutim këtë Komision Hetimor.

Kanë firmosur edhe deputetë të cilët e kanë lënë mandatin, por ata janë përtej numrit 35. Pra, kërkesa ka 35 firmat e nevojshme për të bërë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni.

Grabitje e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Grabitet aseti më i madh strategjik i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande publike, e cila i merret jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por edhe të gjithë Shqipërisë. Ka shkelur në mënyrë brutale Kushtetutën, dhe çdo aspekt tjetër që garanton që prona publike administrohet në interes të publikut, administrohet me transparencë, me drejtësi, me konkurrencë të hapur, dhe garanton nga ana tjetër zhvillim strategjik.

Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Është një port i cili është nyja strategjike e të gjithë komunikimeve tregtare, ekonomike të transportit, por gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria si vend anëtar i NATO-s vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë.

Ajo që parashikohet aty, një projekt që në një të ardhme për 20 vite do të zhvillohet një resort rezidencial, do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Do ta lerë Shqipërinë në këtë mënyrë pa një asetet më të mëdha.

Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Janë 150 milionë euro që i hiqen dhe i grabiten qytetarëve të Durrësit në taksat e zhvillimit ku qeveria ia fal investitorit privat që është klient i saj. Është cënuar autonomia vendore më të cilën vetqeverisen qytetarët e Durrësit, dhe këtë qeveria e bën duke i ulur kokën atij pushteti vendor që bën gati ta grabisë sërish në zgjedhjet e 14 majit në Durrës.

Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve, konkurrencës dhe çdolloj norme në lidhje me ndihmën shtetërore, detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet.

Kushdo që ka një ‘carta bianca’ të tillë, qeveria mund të bëjë biznese të tilla fitimprurëse.

Më këtë kontratë që është firmosur, dhe që ne kërkojmë që të hetohet në fund të për nxjerrë të gjitha përgjegjësitë, qeveria bën të mund që investimi që do të bëjë shteti shqiptar  do të jetë me humbje, sepse para që do të inkasohen në fund do të jenë më pak se ajo që do të investohet. Qytetarët shqiptarë do të duhet të investojnë sërish rreth 2 miliardë euro të tjera për të ndërtuar një port që nuk ekziston. Nuk ka asnjë garanci që ky projekt do të jetë i suksesshëm, dhe në fund do të garantojë që porti i Durrësit do të jetë funksional, dhe nga ana tjetër i mundësohet investitorit privat, klient të Edi Ramës që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon.

Që në vitet e para, Porti i Durrësit do të pushojë së ekzistuari, duke transferuar te klientët e qeverisë të gjitha interesat në lidhje me transportin, dhe nga ana tjetër duke bërë të pamundur jo vetëm të qytetit, por të të gjithë Shqipërisë.

Është cënuar MSA, gjë që e bën antikushtetuese. Është cënuar Kushtetuta dhe përveç kësaj kërkese për Komisionin Hetimor, do t’i drejtohemi me një padi të dytë Gjykatës Kushtetuese për këtë komtratë që Parlamenti miratoi në mënyrë korruptive, ashtu siç presim me besim nga Gjykata Kushtetuese që do të marrë vendim të drejtë në interes publik edhe për kërkesën e parë në lidhje me marrëveshjen e miratuar në fundin e vitit 2020.

Ne do t’i shkojmë deri në fund, askush nuk do të na bllokojë në hetimin e kësaj aferë grabitqare, e cila dëmton qytetarët e Durrësit, dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Dhe këtë gjë do ta bëjmë përmes instrumentit të kontrollit parlamentar, do ta bëjmë për të prodhuar transparencë për të githë shqiptarët për këtë aferë korruptive, por do ta ndjekim edhe në çdo rrugë tjetër.

Albana Vokshi: Në shtesë të asaj që kolegu Bylykbashi sapo theksoi, pra kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e megaaferës së Portit të Durrësit. Doja të theksoja edhe njëherë që ne deputetët e opozitës në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, kemi qënë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare, me komisionet europiane, me disa komisionerë, me disa europarlamentarë, duke nditur shqetësimin e asaj edhe çfarë zoti Bylykbashi theksoi, që si mirtatimi i kësaj marrëveshjeje, si marrëveshja në vetvete shkel me të dyja këmbët Kushtetutën, shkel edhe MSA.

Do doja që ta bëja edhe njëherë publike para jush komunikimin efundit. Kemi patur shumë komunikime, por e fundit që ka mbërritur në emailet e 20 deputetëve të opozitës është nga komisioneri Oliver Varlehi, i cili thekson edhe njëherë shqetësimin e madh të KE, edhe në emër të zv.presidentes ekzekutive të KE, së cilës është drejtuar letra e deputetëve, thekson shqetësimin e madh që KE i kushtin rëndësisë së përputhshmërisë me marrëveshjen e stabilizim asociimit.

Komisiomi dhe komisioner thekson nevojën për të garantuar që projektet në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë edhe EBA, përfshirë rizhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me dispozitat e MSA, veçanërisht në fushat e prokurimit publik dhe të ndihmës shtetërore.

Të gjitha këto të shkelura në mënyrën më transparente, e përshpejtuar pa konsultim publik të marrëveshjes së Portit të Durrësit.

Në emër edhe të 20 deputetëve, por të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të PD dhe të opozitës, kërkoj që Lindita Nikolla të vërë në lëvizje të gjitha mekanizmat për ngritjen e menjëhershme të këtij komisionit, i cili nuk është në dëshirën e mazhorancës të japë pëlqimin, apo të votojë për ngritjen e tij, apo jo, por është nëj detyrim kushtetues bazuar në vendim të Gjykatës Kushtetuese.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY