10 licenca kombëtare do të jepen për ushtrimin e aktiviteteve të basteve online, duke ia ofruar këtë biznes një grupi të ngushtë personash thuhet në projektligjin e hartuar nga qeveria që i rikthen zyrtarisht pas vitesh mbyllje bastet sportive në Shqipëri.
Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, Bastet sportive online do jetë të detyruar të ngurtësojnë në një llogari të veçantë bankare një fond prej 120 000 000 lekësh.
“Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit”, thuhet në projektligj pa sqaruar se si mund të përdoren paratë e ngurtësuara.
Draftligji përcakton se kompanive do t’u mbahet çdo vit 15 përqind e të ardhurave, aq sa u mabhen pedagogëve të jashtëm në universitete nga honoraret e turpshme që marrin.
Të ardhurat do administrohen nga një bord i posaçëm, ku pjesëmarrës janë përfaqësues nga qeveria, Kryetari i Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/