Gjykata jep 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi

Gjykata jep 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi

1139
0
Shares

*Turisti rus, Denis Kaiumov u godit për vdekje nga një mjet motorik

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg 20 ditë për Fatmir Kuçin, biznesmenin e arrestuar i cili akuzohet për “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës. Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt në spitalin e Vlorës ku Fatmir Kuçi është shtruar prej mbrëmjes së djeshme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

fatmir kuci-855x445

Prokuroria e Vlorës kërkoi 30 ditë paraburgim për biznesmenin Fatmir Kuçi, duke argumentuar:“Duke qene se jemi ne pritje te akteve te ekspertimit mjeko-ligjor, aktet e ekspertimit biologjik, kqyrjen dhe marrjen e te dhenave nga paisja GPS mbi levizjen e mjetit lundrues, kqyrjet e imtesishme te mjeteve lundruese dhe kqyrjen e vet viktimes si dhe pyetja e deshmitarve te tjere mbi ngjarjen kerkojme nje masë sigurimi me afat si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në burg me afat 30 dite”. Fatmir Kuçi nuk pranon të ketë kryer veprën penale por thotë se e ka gjetur në ujë dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke e ndihmuar ta transportonte në breg e më pas në spital. Të pranishëm në Gjykatën e Vlorës kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët e kanë ndjekur me seriozitet rastin, që nga momenti kur ndodhi ngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY