Rama shpjegon hartën pa Kosovën pas shpinës së Ballukut: Nuk ka problem!

Rama shpjegon hartën pa Kosovën pas shpinës së Ballukut: Nuk ka problem!

78
0
Shares

Zv/kryeministrja Belinda Balluku u shfaq në një foto nga konferenca e Turizmit në Tiranë ku pas saj ishte një foto ku mungonte Kosova dhe aty ku duhej të ishte shkruhej Serbi.

Foto solli reagime të shumta në rrjete sociale të cilat e kanë detyruar edhe kryeministrin të japë sqarime.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, shkruan Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY