Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/