Një mësuese në Tennessee është arrestuar me akuzën se ka joshur dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me pesë nxënësit e saj.
Marquita Alston, 24 vjeç u akuzua se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të paktën pesë të mitur, të gjithë 17 vjeç, ndërsa jepte mësim në Shkollën e Lartë Pearl Cohn në Nashville.
Ngjarja do të zhvillohej në mes të muajit shtator dhe nëntor të viti 2014. Policia lokale për krimet që lidhen me seksin do të vinte nën hetim Alston në nëntor të 2014-ës, pasi drejtori i shkollës ka kontaktuar autoritetet pas dëgjimit të thashethemeve në lidhje me mësuesen.
Hetuesit kanë dëgjuar disa njerëz, veçanërisht studentët, dhe të gjithë kanë konfirmuar thashethemet në lidhje me faktin se Alston se ajo i joshte ata duke ju futur në dhomë dhe më pas kryente marrëdhënie me ta.Alston është akuzuar tani me pesë akuza për përdhunim dhe është liruar me kusht kundrejt pagesës së gjobës 1,000 $ (£ 760).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/