Belind Këlliçi: Si e realizoj transportin falas. Vetëm me fasadën e ‘Sami...

Belind Këlliçi: Si e realizoj transportin falas. Vetëm me fasadën e ‘Sami Frashërit’ do të ishte bërë një shkollë e re*

36
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka shpjeguar në studion e Mirela Milorit në “Klan Nees”, si do të bëhet transporti publik falas.

Këlliçi tha se 140 mijë bileta 400 lekëshe priten në ditë në Tiranë, që do të thotë 18 mln euro në vit. Vetëm 1.5 milionë euro, sot rimbursohen nga Bashkia.

Sipas Këlliçit, 16.5 mln euro që janë shuma që mund të mbulojë Bashkia, përbën vetëm 6.8 përqind të buxhetit.

Belind Këlliçi pohoi se kjo pjesë e vogël e buxhetit ja vlen të shkojë për të zbutur koston e lartë të jetës së qytetarëve, duke u ofruar atyre transport publik falas.
Koston e një muaji për ta ofruar këtë shërbim për studentët, për të moshuarit e pensionistët, për ata që punojnë e nuk ju del në fund të muajit, sipas Kelliçit, e mbulon taksa e infrastrukturës që merret për 2 leje ndërtimi.

Duke rrëzuar propagandën e Veliajt, Kelliçi u shpreh se ai ka marrë në 8 vite, 380 milionë euro taksë të ndikimit në infrastrukturë, ndërkohë që kandidati i Opozitës shprehet se ai është çdo ditë në terren, dhe dallon në çdo lagje mungesë të infrastrukturës bazike.

Belind Këlliçi pohoi se me fondet që ka pasur në dispozicion Bashkia, do të duhej të kishte ndërtuar më shumë shkolla e kopshte, duke shtuar se janë kryer abuzime financiare.

Fasada e shkollës Sami Frashëri, tha Këlliçi, ka kushtuar 700 mijë euro.

Sipas tij, me këtë shumë, do të ishte ndërtuar një shkollë tjetër.

Kandidati i Opozitës, vuri në dukje se në zonën e Astirit me 700 mijë banorë nuk ka një shkollë të vetme, e po ashtu, nuk ka një shkollë, një kopësht apo një çerdhe as në zonën e Liqenit të Thatë, me pothuaj 50 mijë banorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY