Armando Pepa të cilit iu kapën 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë u la sot në burg. Ai do të hetohet ndërkaq nga qelia 41 bis, e sigurisë së lartë.
Pepa, 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin u arrestua dy ditë më parë ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/