KËLLIÇI/ Inceneratori i Tiranës, nuk e pranoi as Zimbanveja por e pranoi...

KËLLIÇI/ Inceneratori i Tiranës, nuk e pranoi as Zimbanveja por e pranoi Veliaj

32
0
Shares

Inceneratori u kushton qytetarëve të Tiranës, Këlliçi: Çdo ditë, nuk nis një çerdhe, nuk ka transport publik falas, prej kësaj afere, deklaroi sot nga vendgrumbullimi i plehrave në Sharrë, kandidati i opozitës, Belind Këlliçi.

Deklarata:

Jam sot këtu për të folur për një çështje që publiku e ka dëgjuar shumë kohët e fundit. Për inceneratorin e Tiranës. Eshtë një problem që u përket qytetarëve. Ka një përpjekje për ta trajtuar si një gjë të politikës, të partive, ku nganjëherë përmendet dhe drejtësia.

Jo të dashur miq. Kjo është një çështje qartazi e qytetarëve të Tiranës, që u përket atyre. Sepse është abuzim i madh me taksat që ata paguajnë. Dhe është një shërbim që qytetarëve të Tiranës u mungon çdo ditë që ajo gropë korrupsioni merr 41 mijë euro.

Kjo gropë korruptive mer çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me uj që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku. Për shkak të asaj grope korrupsioni, janë mijëra të moshuar, studentë, familjarë, njerëz që nuk u del, që vuajnë për të mbyllur muajin, të cileve nuk u ofrohet transporti public falas, për të zbutur sadopak koston e tyre të jetesës.

Pra inceneratori i Tiranës, ka të bëjë me interesin publik, drejtperdrejt me interesin tuaj, të dashur qytetarë të Tiranës.

Ndaj jam sot këtu. Kisha vendosur të mos merresha me Veliajn, dhe jam në këtë garë për të treguar programin tim, zgjidhjet që parashikoj.
Por faktet e reja të zbuluara nga emisioni Piranjat, janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt në këtë lloj afere, për të cilën deri më tani janë në burg një ministër, një deputet, dhe po hetohet një zevendëskryeministër.

Po ashtu nje shtetas italian eshte ne pritje te vendimit te gjykates italiane per ta ekstraduar ne Shqiperi. A e dini ju se parate e avokatit te ketij shtetasi i paguani ju me taksat tuaja?

Dëshmitë e reja tregojnë se Erjon Veliaj është përfshirë në marrjen e një inceneratori të vjetër, skarco, nga Rumania, për ta sjellë në Tiranë. Aq i zgjebosur ka qenë ky incenerator, sa rumunët kanë paguar 75 mijë euro për çmontimin e tij, pra që t’jua heqin qafe.

I tillë ka qenë ky incenerator, sa që edhe qeveria e Zimbabvesë, e cila ka shfaqur interes fillimisht, nuk ka pranuar ta blejë kur ekspertët e saj e kanë parë se në ç’gjendje është.

Inceneratori rumun është si të marrësh Metalurgjikun e Elbasanit, ta çmontosh dhe ta paraqesësh në Rumani si teknologji të fjalës së fundit të përpunimit të hekurit e çelikut.

Atë që nuk e pranuan qeveritarët patriotë të Zimbabves, e marrin këta që ekraneve bëjnë sikur u digjet zemra për Shqipërinë, bëjnë si patriotë, si modernizues, si progresistë.
Sic tregojnë faktet brutale nuk janë asgjë më shumë se një tufë e babëzitur piranjash.

SPAK duhet të mos heshtë dhe duhet ta gjejë e të na thotë: ku ka shkuar inceneratori rumun? Në Fier, Elbasan apo mbahet diku, që të vendoset në Tiranë kur të mos e ketë kush mendjen?
Erion Veliaj është kokë e këmbë në denoncimin e biznesmenit italian për skandalin e inceneratorëve, por Tirana nuk ka incenerator. Tirana jonë nuk ka djegës, i çon mbeturinat në landfill dhe i gropos, por sërish pagesat bëhen për incenerim.

Plot 29 euro për ton paguhen për një shërbim që nuk jepet! Depozitimi e mbulimi me dhe behej nga ndermarrja publike per 12 e/tonin. Pse paguani ju, të dashur qytetarë të Tiranës, 17 euro ekstra për një proces që nuk ndodh, për një shërbim që nuk e merrni, për një ndotje që ju shkurton jetët?
Unë nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK pas këtyre rrethanave të reja.

Po unë di se çfarë ne kemi në dorë. Çfarë ju keni në dorë. Me 14 maj, qytetarët e Tiranës e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë aferë, dhe paratë që vidhen, të shkojnë për të siguruar transport publik falas, shkolla e çerdhe të reja, rrugë që mungojnë, e për të punuar për të sjellë kudo në Tiranë, ujë pa ndërprerje në banesat e qytetarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY