Këlliçi, nip i kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe deputetit në vitet...

Këlliçi, nip i kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe deputetit në vitet 20-30

197
0
Shares

Cilat janë rrënjët e Belind Këlliçit, kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Belo është nipi i Reshat Këlliçit, një nga intelektualët e shquar të viteve ’30.

Masar Këlliçi, një nga personalitetet dhe njerëzit që kanë themeluar Tiranën, që kanë ndërtuar kryeqytetin e sotëm në Shqipëri, një nga njerëzit e Kongresit të Lushnjes dhe kryetar i bashkisë së Tiranës.

Reshat Këlliçi lindi më 1901. Ishte i biri i Masar Këlliçit, foto e parë, (Deputet i Tiranës në Parlamentin e parë Shqiptar më 1921) dhe nip i Mytesim Këlliçit, Senator në Kongresin e Lushnjës, Kryemyfti i Tiranës e Durrësit si dhe bashkë themelues i “Strehës Vorfnore” më 1917, sot Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ka publikuar cna.al

Reshati u martua më 1936 me Bedia Sulon (e bija e Dervish Sulos nga Libohova, Kryetar i Gjykatës së Diktimit Kavajë), studente e Kolegjit të Vajzave “Harry Fultz” në Kavajë dhe mësuese e dalluar në Tiranë për 40 vite.

Reshati dhe Bediaja lindën 3 djem, Prof. Dr. Adnan Këlliçin (Doktor ORL, themelues i katedrës së Otorino laringologjisë), Masar Këlliçin (Agronom), Zamir Këlliçin (Muzikolog).

Zamiri u martua me Suzana Alincin (lindur në Korçë dhe me origjinë nga Kukësi), Inxhiniere Mekanike në profesion. Ata kanë lindur dy djem. Reshard Këlliçin (Avokat në SHBA dhe Sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë) dhe Belind Këlliçin (Deputet i Tiranës 100 vite fiks pas stërgjyshit të tij dhe kandidat për kryetar Bashkie Tiranë).

Një detaj tjetër është:
Qazim Mulleti ka qenë djali i Naile Këlliçit, pra nga nëna ka qenë nga familja Këlliçi, djali i motrës së Masar dhe Mytesim Këlliçit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY