KLODIAN TOMORRI/ Si mund të gjenden pronarët e vërtetë të inceneratorëve

KLODIAN TOMORRI/ Si mund të gjenden pronarët e vërtetë të inceneratorëve

100
0
Shares

Nga Klodian Tomorri (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Kur ish drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet te justifikonte absurdin e mos bllokimit te inceneratorit te Tiranes edhe pse aty ishte provuar korrupsion, gjeti shpetim tek deklarata e famshme qe hetimet per kete ceshtje jane komplekse. Zoti Kraja iku. Por sikleti i inceneratorit mbeti aty. Tani halli per te justifikuar te pajustifikueshmen i ka rene pasardhesit te tij.

Nje dite me pare, kreu aktual i SPAK, Altin Dumani, i ra fyellit ne te njejten vrime. Vetem se ky u tregua pak me kreativ dhe ne vend te termit kompleks perdori nje fjale me shqip. “Hetimet per inceneratorin e Tiranes jane shume te veshtira, pasi nuk dihet kush jane pronaret reale”- tha zoti Dumani.

Ka nje loje te njohur per femijet, qe quhet loja e kungulleshkes. Baza e lojes eshte thjesht teka e zgjedhjes se nje numri kot dhe mbrotja e tij pa asnje argument. Ndoshta zoti Kraja dhe zoti Dumani nuk kane luajtur kur kane qene femije. Por eshte e sigurte qe u ra halli te luajne kungulleshkash ne moshe madhore.

Justifikimi i kreut te SPAK, qe ne nuk e bllokojme dot inceneratorin pasi nuk gjejme dot se kush jane pronaret reale eshte po aq absurd sa fakti qe qeveria shqiptare paguan para per nje kontrate korruptive, te cilat shkojne ne llogarine e disa personave qe policia e qeverise kerkojne t’i arrestoje.

Ka nje menyre shume efektive per te gjetur se kush jane pronaret e vertete te inceneratorit te Tiranes. Kjo eshte bllokimi i pagesave. Kur mbyllet rubineti i parave, hajdutet e nxjerrin vete koken nga shkurret e offshoreve ku fshihen. Zoti Dumani dhe te gjithe prokuroret e SPAK kete e dine shume mire. Dhe do ishin shume me serioze dhe te besueshem nese do thonin, qe ne e dime kush jane pronaret, ndaj nuk e bllokojme dot. Por sic e thashe, ketyre u ra halli te luajne kungulleshkash ne moshe madhore. Ndersa shqiptareve, u ka rene halli te paguajne.

Te gjitha justifikimet per mos sekuestrimin e inceneratoreve jane manipulim intelektual. E vetmja rezerve ketu eshte perdorimi i termit intelektual se ne fakt, justifikimet jane realisht banale.

Qeveria per shembull na thote, qe nuk mund t‘i bllokojme dot pagesat se na mbytet Tirana me plehra. Mjere Tirana c’paska hequr perpara se te gjendeshin 3 shpetimtaret, Mertiri, Zoto dhe Gugalla. Sigurisht qe keta do ishin shume me serioze po te thonin, qe nuk e sekuestrojme dot dhe Tiranen se kemi hall mos mbingarkojme Farudin Arapin me shume pune. Por nejse, qeveria eshte ne konflikt interesi ketu.

Ajo qe nuk duhet te ishte ne konflikt interesi, eshte prokuroria. Por keta ose kane frike ta hapin purset e qelbur te Inceneratorit te Tiranes, ose kane rene dhe vet brenda ne te. Njesoj si tek ai skeci brilant me te ndjerin Koco Devole: ne presim shpetim nga segmentet, por segmentet na paskan rene vete brenda. Ndaj shqiptareve u mbetet vetem te paguajne parate me vetedijen e plote se ato po vidhen. Dhe te shijojne kungulleshkat qe luan SPAK-u.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY