“Mos harroni, çdo votë e shitur është votë për monizmin, për varfërimin...

“Mos harroni, çdo votë e shitur është votë për monizmin, për varfërimin tënd, për largimin e shqiptarëve”

51
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot në Bulqizë se lutja ime është për çdo shqiptar. Mos harroni, çdo votë e shitur është votë për monizmin, për varfërimin tënd, për largimin e shqiptarëve, tha ai.

Deklarata:

Në vitin 2013 në arritëm në një arritje historike të kemi rrogat më të larta në rajon. I meritonim, por ne jemi vendi më i pasur i rajonit. Nuk ka rajoni dhe Europa vend të pasur si ne. Absolutisht, vend me fusha nafte, vend me depozita kromi, depozita hekuri, vend me fushat më pjellore aq sa janë, me ujëra të pafundme, me brigje fantastike. Nuk ka një vend të dytë në Europë me pasuritë e Shqipërisë. Jo nuk ka.

Çfarë ndodh sot. Sot kemi rrogat më të ulëta në rajon. Sot paguhemi 30-40% më pak se në Kosovë. Buxheti i Kosovës është dy herë më i ulët e kanë 2 miliardë, e kemi 4 miliardë euro. Por qeveria e Kosovës, dhe çdo qeveri, ato që i merr gjen mënyra se si të ua kthejë qytetarëve, se ato janë të qytetarëve. Qeveria nuk ka një qindarkë, nuk prodhon një qindarkë, të gjitha ato janë mundi, djersa e juaja. Janë gjithçka e juaja.

I kthehet në rroga, i kthehet në pensione, në rrugë, në shkolla, kanalizime, ujësjellësa. Çfarë ndodh në Shqipëri. Pyeteni pak zonjën Balluku, si ka mundësi që në 8 vite në këtë qark, nuk tregon dot një rrugë të përfunduar. Si ka mundësi që nuk ndodhi asnjë ndryshim, asnjë investime në rrugë dhe ura e Cerenecit në Peshkopi. Ura e Cerenecit në Librazhd, po si ka mundësi rruga e përfunduar Klos-Bulqizë, prej 8 vitesh pret dhe nuk përdoret. Po si ka mundësi, të injorohet në këtë mënyrë ky rreth që prodhon krom dhe ka rezerva botërore kromi.

Të gjitha këto kanë vetëm një përgjigje. Ajo nuk investon dot në rrugën ura e Cerenecit-Peshkopi, apo Librazhd, sepse ajo investon në fushë. Ndërton 1 km rrugë me 24 mln euro. ajo kushton 2 milionë, vjedhin 22 milionë dhe kjo është e vërteta. Ajo ndërton rrugët anësore me një çmim 2.5 herë më të lartë se vetë autostrada. Ato ndërtojnë shkolla 6 mln euro, në një kohë kur shkolla kushton 700 mijë euro.

Vjedhja është bërë universale. Këto kohë, drejtoria e Përgjithshme e Policisë merrte me qira një numër të madh makinash, 30 mijë euro për 4 vite. 30 mijë euro kushtonte secila prej këtyre makinave po të blihej. Po çfarë bëhet kështu. Po këta ndajnë paratë me pronarët e makinave. Po si ka mundësi të paguash qira aq sa e blen të re.
Bashkia e Tiranës, të njëjtën gjë. 40 makina me 30 mijë euro qira për 4 vite, në një kohë kur ato mund të shndërroheshin në pasuri publike. Jo, jo se ndajnë paratë me pronarin.

Kam mbjellë thotë. I them këto shembuj se këta kanë kaluar në vjedhje të hapur. Vjedhja ka plasur për fushë. Këta nuk kanë asnjë kufi, asnjë cipë, asnjë gjë.
Kam mbjellë thotë 1 mln fidane. 1 mln fidane miqtë e mi, janë të barabartë sa për të bërë tre rreshta pemë nga derdhja e Bunës, tek kepi i Stillos, në 450 km bregdet. Këta nuk kanë asnjë kufi. Këta i quajnë qytetarët njerëz pa mend. Këta mendojnë se çdo gjë mund ti gënjejnë, mashtrojnë. Këta janë verbuar me qëndrimet që mbajnë.

Por çfarë sjell kjo. Kjo sjell ndalimin e kohës. Si ndalon koha. Po nëse unë rrugën Cerenec-Librazhd 8 vite e le ashtu siç është, ajo vetëm shkon mbrapa dhe nuk ecën. Po kështu rrugë të tjera, po kështu vepra të tjera. E vetmja gjë që shtohet në Shqipëri janë paratë që fsheh Edi Rama me klikën e tij, me organizatën e tij kriminale. Pra a duhet të pranojmë ne këtë vjedhje monstruoze ndaj nesh.
Pyeteni këtë zonjën Balluku kur të vijë këtu; zonjë i thoni, pse ti zbraz digat që kur ke ardhur ti ministre, ndodh zbrazja e digave në verë. Digat e kaskadës kanë një rregullore që është ligj; verës je i detyruar të ruash nivelin më të lartë të tyre. Pse? Sepse vjeshta është stinë kritike dhe nëse ti i zbraz digat, do të blesh në vjeshtë çmim me 3-4 herë më të shtrenjtë.

Këta i zbrazin në verë digat, si i zbrazin. Ua shesin sekserëve të tyre, kompani private shqiptare, ua shesin me 20-30 euro kilovatin. Këto kompani të tyre e shesin në bursë me 150-180 euro, dhe reston mbi 1001 euro e ndajnë me ministrat. Ndaj dhe këta nuk vijnë tek ju, nuk u takojnë. Këta rrinë si hije që mbushin strajcat dhe e bazojnë të gjithë fushatën në mashtrimin dhe blerjen e votave.
Lutja ime është sot për çdo shqiptar, mos harron se, çdo votë e shitur është votë për monizmin, se çdo votë e shitur është votë për varfërimin tënd, se çdo votë e shitur është votë për largimin e shqiptarëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY