Veliaj kërcënon dy faqe në rrrjete sociale, reagon PD

Veliaj kërcënon dy faqe në rrrjete sociale, reagon PD

61
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërcënuar zotëruesit e dy forumeve online, faqet Lolita dhe “Jeta Osh Qejf”- JOQ, tha në një deklaratë Akil Kraja, abëtar i këshillit kombëtar të PD.

Deklarata:
Deklaratat e Erjon Veliajt kanë nxitur reagimet e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka shprehur indinjatën më të thellë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tij Veliaj po rrezikon jetën e gazetarëve dhe nxit më tej sulmet kundër medias dhe fjalës së lirë.

Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit.

Guiterres i kujton Veliajt se, pak ditë më parë, një person u vra në ambientet e Top Channel dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Guiterres i bën thirrje Edi Ramës ta ndalë këtë sjellje të rrezikshme të vartësit të tij, duke harruar se Rama vetë është një nga shkelësit më të mëdhenj të Kodit etik dhe një bullist kronik i gazetarëve dhe medias.

Kur nuk i mjafton trysnia Rama çon maskat, fadromat dhe tritolin për të heshtur mediat që janë kthyer nga mbështetëse në kritike të tij.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar, gjithashtu, për ngjarjen, duke theksuar se është cënuar siguria për dy individët që u përmendën nga Erion Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku të kërkojë falje dhe të sigurohet jeta e individëve të përmendur.

Partia Demokratike e Shqipërisë e dënon gjuhën kërcënuese dhe veprimet shantazhues të Veliajt dhe Ramës. Këta dy armiq të lirisë së shtypit që e kanë ulur renditjen e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare në nivelet e parave viteve ’90 te Enver Hoxhës, që u marrin frymën atyre që nuk i blejnë dot, e kanë shkretuar hapësirën mediatike në vend, ku dëgjohen vetëm hosana për ta. Sa herë del dikush që i kritikon ata i çojnë taksidarët, u turrin sharësit online, i ekspozojnë publikisht, apo u shkojnë me instrumentet e shtetit si të ishin “trupat Vagner” dhe jo organe që funksionojnë për popullin, dhe paguhen nga taksat e tyre.

Ndërkohë që e kuptojmë frikën qe e ka kapur Erion Veliajn nga skadenca e modelit të tij më 14 maj, u bëjmë thirrje shqiptarëve ta refuzojnë dyshen e të paturpëve, që konsiderojnë turp kombëtar çdo kritikë që u bëhet.

Siç thekson Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, pavarësisht statusit të faqeve Lolita dhe JOQ, ata dhe zëra të tjerë, duhen mbrojtur. Lirinë e shprehjes shqiptarët e kanë fituar njëherë në vitin 1991 dhe nuk mund ta dorëzojnë 30 vjet më vonë për hatër të lejfenëve dhe ajatollahëve.

I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin në mbrojtje dy personat e ekspozuar nga Veliaj. Tolerimi i gjuhës denigruese ndaj gazetarëve, apo çdo individi që përdor lirinë e shprehjes në internet, mbjell atë që u korr para një jave në Top Channel: vdekje, pasiguri dhe panik. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY