Këlliçi në Farkë, zbulon për qytetarët mashtrimin elektoral të Veliajt me tregun...

Këlliçi në Farkë, zbulon për qytetarët mashtrimin elektoral të Veliajt me tregun agroushqimor

43
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ishte sot në Farkë, ku zbuloi për qytetarët një prej mashtrimeve elektorale të Erjon Veliajt. Dy javë më parë, ai sëbashku me ministren e Bujqësisë, inauguruan tregun dhe thanë se është në kapacitet dhe totalisht i prenotuar. Sot, rezulton se aty është vetëm ngrehina, fasada dhe nuk ka asgjë tjetër.

Këlliçi: Përshëndetje gjithë qytetarëve të Tiranës sot. Kam parë në lajme para 2 javësh më 18 mars, që këtu ka ardhur kryetari i bashkisë ka inaguruar tregun e ri agroushqimor në Farkë dhe ka thënë tekstualisht në ditën e inagurimit që ditët më të mira për fshatin e Tiranës sapo kanë filluar.

Fjala e Veliajt me 18 Mars:
Veliaj: Tregu i ri agroushqimor në Farkë sapo ka përfunduar dhe 100% të hapësirave të saj janë prenotuar nga fermerët. Ditët më të mira për fshatin sapo kanë filluar, për fshatin në Tiranë sidomos.

Këlliçi: Mqse është e shtunë erdha që të bëj pazar të blej diçka te tregu agroushqimor dhe jam shumë kurioz të shoh se çfarë mund të blej. Kështu që të gjithë qytetarët të vijnë ta shohin si është situata. Ka 2 javë që është bërë inagurimi, kemi parë këtu një ceremoni që ka kushtuar mbase me dhjetra mijëra euro, lluks kemi parë led wall-e, njerëz, entuziazëm në videot e kryetarit të bashkisë bashkë me ministren e bujqësisë. Kanë folur për fermerët, i kanë zënë fermerët thanë 100%, do ja u nxjerr me video unë. Kanë thënë që fermkerët kanë prenotuar 100% të hapësirave. Tani unë jam kurioz se nuk shoh ndonjë fermer, kam ardhur të blej diçka por nuk…
Ky është tregu agroushqimor në Farkë, investimi më i fundit i Bashkisë Tiranë që na ka paraqitur një treg plot entuziast. Fermeri i Tiranës po punon, po mbjell. Ku ka ndonjë gjë mo? A ka njeri mo?
Të dal njëherë dhe këtej nga ana tjetër mos gjej ndonjë gjë se s’ka mundësi ky ka thënë se ditët më të mira të fshatit të Tiranës sapo kanë filluar mbase gjejmë ndonjë fermer blejmë diçka nga banorët e Farkës.

Nuk ka mundësi kjo është e pabesueshme sepse mbaj mend që pamë ceremoninë edhe po e analizoja edhe po shikoja thashë lajm i mirë, shumë mirë paska inaguruar tregun do kemi ku të blemë produkte bio. Tregu i madh, investim miliona euro ta shohim njëherë çfarë bëhet ku shkojnë lekët e taksapaguesve, qytetarëve.
Bosh! E gjitha bosh! Asnjë njeri, asgjë, e papërfunduar! Të shkojmë këtej të shohim, vetëm kapanone! Bosh! Ta shoh edhe këtë këtu për kuriozitet… asgjë!
Tani të dashur qytetarë ju e dini nuk ka nevojë që ta shihni për ditë në denoncimet e mia, në videot e mia por ju e dini kë kemi për kryetar bashkie. Unë erdha për të bërë sot pazar në tregun agroushqimor të Farkës, por siç e shihni nuk ekziston, sepse të gjitha investimet e Erion Veliajt, janë të gjitha imagjinare. Dhe nuk më mbetet asgjë tjetër veç se në ditën e tij të festës, më 1 prill, t’i uroj kryebashkiakut europian të rrenave, gëzuar dhe boll i gënjeve qytetarët e Tiranës se deri më 14 maj e ke këtë mundësi por pas 14-ës, edhe ti në shtëpi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY