Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), vizitoi Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, menjeherë pas përfundimit të seminarit me temë “Qasja në dokumentet historike” mbajtur sot në Tiranë,në Kuvendin e Shqipërisë.
Delegacioni e APKE u shoqëruan nga kryetarja dhe anëtarët e Autoritetit, të cilët i njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.
Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit i njohu përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare me punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishtecaktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë.
Të pranishmit vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj.
Drejtuesi i këtij delegacioni, z.Louise Barton, Drejtor i Dinjitetit Njerëzor dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës deklaroi mbështetjen për punën e Autoritetit, sidomos në drejtim tëdeklasfikimit të dokumenteve dhe si dhe rëndësinë që paraqet transparenca e autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike.
Sot paradite, Asambleja Parlamentare e Këshillit tëEvropës (APKE) në bashkëpunim me Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut dhe Kuvendin e Shqipërisë, zhvilloi, në Tiranë, seminarin me temë “Qasja në dokumentet historike”, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet tëish –Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, anëtari, z. Gjergj Marku, si dhe drejtues nga stafi teknik i institucionit.
Në fjalën e saj të hapjes, mbajtur në praninë nënkryetares, znj. Ermonela Felaj dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, delegacionit të Asamblesë Parlamentare tëKëshillit të Evropës, si dhe ekspertëve të fushës, kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula tha se: “Përgjatë 25 viteve të tranzicionit të Shqipërisë nga regjimi totalitar në një shtet demokratik dhe të së drejtës, nevojat për transparencë dhe objektivitet mbi të shkuarën totalitare kanë qenë po aq të mëdha sa dhe sfidat e ndërtimit të një shteti demokratik.
Pavarësisht nismave të ndryshme ligjore, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbi amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve politikë apo përlustracionin e zyrtarëve, hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, mbeti një çështje e papërfunduar e shekullit të XX-të.”
Me tej kryetarja u shpreh se: “Miratimi i ligjit 45/2015 nga Kuvendi ishte një gur themeli sa i takon vendosjes, për herë të parë, në fokus, të së drejtës për informim mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, hapjes së dosjeve, aksesit të individëve tek to, si dhe informimit të kërkuesve shkencorë dhe mediave për hulumtim e për nevoja tërishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit.
Në përputhje me standardet ndërkombëtare e duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën kushtetuese mbiçështje të lustracionit, jo me më pak rëndësi ishte dhe përfshirja në këtë ligj e mundësive të verifikimit të figurave, për zyrtarë të zgjedhur apo emëruar, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale, në harmoni me pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi. “
Sipas znj. Sula, cdo vit, që nga hyrja në fuqi e ligjit e në vijim, Kuvendi ka vlerësuar punën e Autoritetit përInformim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka mundur të konstatojë procesin e vazhdueshëm tëinformimit dhe transparencës mbi rreth 47 vite histori të shtetit të pavarur shqiptar, mbi ngjarje e figura historike, mbi aspekte të funksionimit të regjimit të panjohura më parë dhe mbi fate njerëzish.
Për sa i takon ndryshimeve të fundit ligjore, Dr. GentianaSula tha se: “Me miratimin e ndryshimeve në ligjin45/2022 në fund të vitit 2022, Kuvendi ka krijuar shtratin e nevojshëm ligjor për t’i dhënë një shtysë më të madhehapjes së dhe aksesit tek dokumentet historike, në mënyrë që çështja e papërfunduar e shekullit të XX të mund të gjejë trajtim të përshtatshëm dhe mbyllje në aktualin.
“Kështu, duke: i konsideruar dokumentet e fondit të ish-Sigurimit të deklasifikuara me përjashtim të rasteve kurmund të cenohet siguria kombëtare apo marrëdhëniet me shtetet; parashikuar të drejtën e informimit për çdo individ; hequr pengesat në veprimtarinë verifikuese për zyrtarë e duke e shtrirë atë edhe tek zyrtarë të verifikuar nga komisione të mëparshme, është krijuar tashmë baza e nevojshme për garantimin e qasjes tek dokumentethistorike, informimit të publikut, njohjes së historisë, edukimit qytetar dhe vendimmarrjes së informuar.” – përfundoi fjalën e saj, Kryetarja e Autoritetit përInformim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në harkun kohor 2018-2022, Autoriteti ka deklasifikuar 317 051 fletë dhe me hyrjen në fuqi të ndryshimeveligjore, ka marrë masa që, brenda muajit Mars, tëdeklasifikojë 610 njësi arkivore ose rreth 13 300 fletëfletë dokumente.
****
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës sëautoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, si dhe të drejtën e aksesit publik nëdokumentet zyrtare si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit. ndaj një informacioni tëtillë.
Seminari “Qasja në dokumentet historike” u mbajt nëfunksion të punës së APKE-së për përgatitjen e raportit dhe punës së vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë përdeklasifikimin e dosjeve të sigurisë të epokës komuniste.
Qëllimi i seminarit ishte mbledhja e parlamentarëve dhe ekspertëve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, veçanërisht nga vendet me një sundim autoritar në tëkaluarën, dhe të shërbejë si një platformë për shkëmbimine përvojës dhe praktikave të mira në zbulimin e njëinformacioni të tillë. Për më tepër, seminari do të ofrojënjë mundësi për të diskutuar masat e marra në vendosjen e udhëzimeve të qarta dhe masave mbrojtëse adekuate nënivele të ndryshme të procedurës së zbulimit tëinformacionit për të shmangur abuzimet. Audiencat e synuara përfshijnë deputetë, si dhe përfaqësues tëinstitucioneve përkatëse dhe palëve të interesuara, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/