Reagimi i Kryemadhit: Nuk kam asbkë llogari jashtë. Rama ka angazhuar kompani...

Reagimi i Kryemadhit: Nuk kam asbkë llogari jashtë. Rama ka angazhuar kompani dezinformimi izraelite

49
0
Shares

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha sot se dokumentet e publikuara në disa media që tregojnë pagesa në emër të saj për disa kompani të oligarkëve rusë, janë të falsifikuara.

Kryemadhi reagoi pasi më herët pati publikime të disa transfertave nga “EuReporter” dhe të transmetuara edhe nga në një kronikë të Top Channel duke sjellë në vijim një koment nga kryeministri Edi Rama i cili kërkoi që drejtësia e vendit të hetojë këtë çështje.

Por Kryemadhi drejtoi gishtin nga kompania izraelite “Tan Hanan” e angazhuar në fushata dezinformimi dhe manipulimi zgjedhjesh në shumë shtete, ndër to edhe në Serbi.

Siç është raportuar nga investigimi i OCCRP, një grup ekspertësh të dezinformimit izraelitë të “Tan Hanan” ishin angazhuar në Serbi për falsifikimin e një llogarie bankare të rivalit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ta sulmuar më pas mediatikisht.

Deklarata e plotë e Kryemadhit:

Jam sot në këtë deklaratë për t’ju treguar disa të vërteta.

Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbise duke falsifikuar dokumenta bankare.

Ja se çfarë thotë artikulli:

“Vuçiç më pas pretendoi se kundërshtari I tij kishte fshehur pasurinë e tij në mënyrë të paligjshme në banka në mbarë botën dhe parashikoi se më shumë detaje do të dilnin së shpejti.

Gjashtë ditë më vonë, gazetat pro-qeveritare serbe filluan të botonin histori rreth llogarive të supozuara të kundërshtarit të Vucicit në offshore.

Për dy javë, akuzat për milionat e supozuara të kundërshtarit të Vucicit dominuan titujt kryesorë të gazetave. Gazetarët pohuan se kishin prova se llogaritë ekzistonin, komentuesit u shprehën se kishte  pastrim  parash dhe evazion fiskal, ndërsa zyrtarët kërcënuan me pasoja.

Dëshmitë e mbledhura nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues sugjerojnë se raporti i falsifikuar i bankës është krijuar nga Tal Hanan, një ekspert izraelit i eksplozivëve që shet shërbime dezinformimi.”

Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht I njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët.

“Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere.

Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit.

Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.

Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë.

Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time.

Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë:

INCENERATORËT!

Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz.

Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja.

Ndaj paratë për inceneratorët nuk ndalojnë. Sepse ndaj, Erion Veliaj paguan cdo ditë inceneratorin e Tiranës, që ju e keni parë me video se Aty mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digje, por vetëm hidhen kapic në mënyrë primitive.

Sepse, me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihen media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofrojnë shërbime nga më të dyshimtat.

Megjithatë, Ju rikujtoj edhe njëherë se, me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë.

Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se cfare e pret.

Ashtu sic I kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin Opinion, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY