Kryeministri Edi Rama në Twitter ka kërkuar sot hetim për transfertat e dyshuara nga parajsa fiskake drejt deputetes Monika Kryemadhi.
Sipas Ramës ato janë publikuar nga mediat e mëdha kombëtare. Bëhet fjalë për Top Channel të cilin para pak muajve e quajti platforma dixhitale e gjobës.
Postimi i Ramës: Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/