Kreu i SPAK, Altin Dumani rrëfeu sot në një takim me gazetarë se çfarë po ndodh me hetimet e rëndësishme. Takimi me gazetarët ishte informal ndërkohë që më poshtë janë disa nga shpjegimet e tij:
Ai tha se janë 8 hetues financiar në dy seksione, 4 për korrupsionin dhe 4 për krimin e organizuar. Më 1 mars, pas disa fazave, testeve, peovimeve, ata janë emëruar.
Për çështjet kryesore:
Arben Ahmetaj:
Nuk i marrim leje kërkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetjey Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku gruoi vlerëspi se në këto ambjente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë.prëgjighur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse fo e shikojmë të nevojshme.
McGonigal:
Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.
Hetimi për sterilizimin dhe check up.
Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime.
Inceneratorët, pse nuk sekuestrohet i Tiranës:
I takon prokuorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se neslr pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.
Dëshmia e Nuredin Dumani, lidhur me mundësinë e dekonspirimit:
Nuk ka procedim penal më vete, por brenda procedimit ku përfsvihen gjithë materialet hetimote po hetohet dhe bphrn veprime. Janë vendosur në dijeni edhe autoritetet që merren me çështje të tilla.
Për Ervis Martinaj:
Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesh dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë.
Hetimi për sulmin te top chanel:
Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime.
Hetimet për portet ushtarake:
Çfarë nënkupton sekuestro e portit të Limonit në sarandë? Sekuestro është vendosur, dhe prona i është kthyer forcës detare të forcave të armatosura. Në atë pronë nuk mund të nëhet asnjë lloj veprime as nga pikëpamja ligjore por as teknike apo fizike.
Për Stela Gugallja:
Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/