Parisi sërish nën flakë nga protestat, nuk hesht zemërimi me Macron

Parisi sërish nën flakë nga protestat, nuk hesht zemërimi me Macron

65
0
Shares

Parisi ka qënë nën flakë deri në orët e para të mëngjesit nga protestat e ashpra zhvilluar nga sindikatat kundër rritjes së moshës së pensionit.

Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve ndërsa i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë.

Zjarrfikësit dhe policia kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të shpërndarë protestuesit por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre, teksa prej ditësh punonjësit e bashkisë së Parisit, vazhdojnë punën për të pastruar rrugët e muret e kryeqytetit, të pushtuara nga plehrat por edhe nënshkrimet kundër Macron që janë kudo.

2 persona janë në koma nga protestuesit kurse proresta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për në 6 prill. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY