Bejko paska humb rastin që të kthejë vulën e PD te shumica

Bejko paska humb rastin që të kthejë vulën e PD te shumica

56
0
Shares

Kandidati i Alibeaj-Basha për Tiranën, Roland Bejko tha sot në Report TV se pranoi kandidaturën pasi nëse refuzonte Alibeaj do te jepte dorëheqjen dhe vula do të shkonte te Berisha.

Duket që Bejko paska pasë një rast të mirë të ndalonte skenarin e qeverisë të mbajë në konflikt opozitën, por nuk e paska shfrytëzuar.

“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju. Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës. Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës,”- tha Bejko për “Report Tv”.

Më 14 Maj, Bejko do të përballet me demokratin, Belind Këlliçi, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësuesin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori si dhe kandidaten e PDIU-së Lajla Përnaska. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY