Transporti publik falas dhe ulja e taksave bëhen për njerëzit”. Njësia 4...

Transporti publik falas dhe ulja e taksave bëhen për njerëzit”. Njësia 4 mirëpret platformën e Belind Këlliçit

33
0
Shares

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi shpjegoi platformën e tij për uljen e kostos së jetesës, në një takim me banorët e Njësisë Nr.4 në kryeqytet.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Këlliçi shpjegoi në mënyrë të detajuar projektin për transport publik falas për qytetarët, ndërsa u dha përgjigje edhe skeptikëve.

Belind Këlliçi tregoi se si Erion Veliaj është kapur në panik, për shkak të këtij premtimi, i cili do t`u heqë paratë inceneratorëve për të ofruar një shërbim publik falas për banorët e Tiranës.

_“E ka kapur paniku i madh se kemi premtuar që 6.8% të buxhetit prej 240 milionë euro të Bashkisë së Tiranës, nuk do e çoj më për inceneratorë fantazëm, por do t`ua jap ju, me transport publik falas. Ku fitojnë përditë 200 mijë qytetarë”_, – tha Këlliçi.

Më tej, Belind Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të pasohet jo vetëm me modernizim të shërbimit, por njëkohësisht do të sjellë edhe të mira të tjera, siç është reduktimi i trafikut apo ulja e ndotjes.

_“Nga ana tjetër, kemi një problem shumë të madh, trafikun. Transporti publik falas ul trafikun në Tiranë, e shfryn. Pse? Sepse njerëzit do t`i lënë makinat, do mundohen të marrin një shërbim modern të transportit publik, që ne do ta modernizojmë”_- tha Këlliçi.

Për skeptikët e këtij premtimi apo dhe propagandës se transporti publik falas është koncept i majtë, Belind Këlliçi kishte një përgjigje.

_“Ata që na sulmojnë se koncepti i transportit publik falas është i majtë. Nuk është i majtë sepse transportin publik ju e paguani, paguani taksa në Tiranë. Thjesht nuk do paguani dy herë. Do paguani zero çmimin e biletës. Ju paguani taksa në këtë qytet, kontribuoni në këtë qytet. Problemi është që nuk i merrni shërbime”_ -tha ai.

Madje, ai shkoi më tej, duke e krahasuar situatën aktuale të transportit publik me atë të ujit të pijshëm në Tiranë, ku qytetarët paguajnë disa herë për të njëjtin shërbim.

_“Në lidhje me transportin publik falas, është e njëjta gjë si me ujin. Jemi i vetmi vend në botë që paguajmë tre herë ujin e pijshëm: Pra njëherë paguan për një shërbim që ti e përdor për të larë trupin. Herën e dytë e paguani ujin për ta pirë apo për ta gatuar, e bleni. Herën e tretë paguani pompën, energjinë elektrike nëpër pallate, se keni depozita për të mbush depozitën”_- u shpreh Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi tha se paratë për transportin publik falas do t`i hiqen inceneratorit, i cili paguhet për një shërbim që nuk e kryen. Madje, për aferën e inceneratorit, Belind Këlliçi premtoi se do të çojë përgjegjësit përpara ligjit.

_“E para gjë është që do ndalohen lekët për inceneratorin fantazëm dhe do shkojnë për transportin publik falas. Dhe e dyta do çohen të gjithë në prokurori, kush ka firmosur do mbajë përgjegjësi, do shkojë para ligjit”_ -tha kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Këtë deklaratë e mbështeti dhe Silva Caka, kandidatja e Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak në kryeqytet.

_“Jam e bindur se gjëja e parë, para se të kontrollojmë Belindin, është të çojmë Erion Veliajn në burg. Mjafton vetëm incneneratori Tiranës për ta kalbur”_ -tha Caka.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Belind Këlliçi u ofroi garanci punonjësve aktuale të bashkisë së Tiranës, se vendi i tyre i punës nuk do të preket. Por nga ana tjetër, abuzuesit me këtë vend pune dhe patronazhistët, do të kallëzohen të gjithë në prokurori.

_“Nuk kam hyrë në këtë garë për t`i hequr bukën e gojës, askujt që punon në bashkinë e Tiranës për të mbajtur familjen. Punon me dinjitet dhe bën punën. Ama çfarë janë lidhje nepotike; çfarë janë njerëz që shkojnë dhe bëjnë Patronazhistin dhe jo punonjësin e administratës publike; çfarë janë hajdutët e kompanisë 5D, se drejtorët e Erion Veliajt tani na janë bërë biznesmenë, na janë bërë ndërtues, do ua tregoj me emra, do ua nxjerr, dhe Erion Velinë, unë prokuror nuk jam, gjyqtar nuk jam, unë kam për borxh një gjë, t`i çojë të gjithë te organet ligjzbatuese, t`i çojë në prokurori, t`i referojë. Ata do marrin faturën që u takon”_-tha Këlliçi.

Qytetarët mirëpritën premtimin për transport publik falas, duke i garantuar mbështetje kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

_“Po e mbajte këtë llaf, është premtimi më i madh me sa mbaj mend unë që nga 2002 e sot, që mund të ketë bërë ndonjë kryetar bashkie. Dhe po e mbajte këtë i ke 100% votat e fituara, patjetër”_ -u shpreh një qytetar.

Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët ngritën disa probleme që i shqetësojnë në njësinë Nr.4, ku ndër më kryesoret mbetet infrastruktura rrugore apo dhe mbifaturimi i ujit të pijshëm.

_”Z.Këlliçi tha se paguajmë tre herë ujin, unë paguaj gjashtë herë. Një problematikë shumë e madhe te ne, unë prapa spitalit Amerikan, është problemi i parkimit. Janë 8 rrugica të pashtruara dhe nuk kanë parë ndonjëherë asfalt dhe nuk dinë çfarë është nocioni asfaltit. Kur vijnë zgjedhjet marrin e hedhin ndonjë karrocë dhe, dhe pas një jave bëhet që na lë sandokardi. Unë jam burrë e grua në shtëpi pensionist. Kur vete paguaj ujin dhe dritat, më thotë ajo, si ka mundësi paguan më shumë ujë se drita. 33 mijë lekë ujë në muaj. Ka raste që iki tre muaj te goca në Gjermani, kur kthehem paguaj 100 mijë lekë_”-u shpreh një tjetër qytetar.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Belind Këlliçi foli edhe për paketën fiskale, e cila syon reduktimin e disa taksave dhe tarifave vendore, ku përfitues janë 41 mijë biznese të vogla e të mesme në kryeqytet. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY