Gosa që humbi jetën në Kavajë, i dënuar më herët për vrasje

Gosa që humbi jetën në Kavajë, i dënuar më herët për vrasje

175
0
Shares

Një prej personat që humbi jetën nga konflikti me armë e thikë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka qenë i dënuar më herët për vrasje. Ndërkohë që Sali Rexha kur u godit për vdekje me thikë mbante përdore fëmijën e tij.

Armand Gosa plagosi me kazmë Gent Gjuzin, i cili më pas ndërroi jetë në spital. Ndërsa këtë mbrëmje qëlloi me thikë Sali Rexhën duke e lënë të vdekur.

Sherri mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe sot u takuan për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë.

Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY