“Një muaj më parë ai dukej keq emocionalisht pasi tregoi keqardhjen e tij në një konferencë shtypi në Londër mbi gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun. Por javën e kaluar, Tony Blair kishte një paraqitje shumë të ndryshme. Veshur një këmishë të hapur, syze dielli firmato dhe me një varëse floriri me kryq ai duket në një foto duke shijuar rrezet e diellit të Europës Jugore ku duket sikur trauma e hetimeve të Chilcot kanë qenë shumë kohë pas”.
Kështu e nis një shkrim të saj “Daily Mail” sipas të cilës ish-kryeministri britanik Tony Blair është duke shijuar plazhin e jugut të Shqipërisë pas kritikave të forta që mori në Londër.
Sipas gazetës britanike “Udhëtimi e ish-Kryeministrit Blair në Shqipëri doli në dritë, kur Kryeministri socialist i vendit Edi Rama postoi foton e çiftit në Facebook.
“Aty kuptohet se kanë qenë në Dhërmi, një fshat në jug, ku zoti Rama ishte në pushime. 63-vjeçari Blair është parë të arrijë në zonë javën e kaluar me një helikopter ushtarak. Sipas medieve lokale ai u ul në një stadium në Himarë, rreth 130 milje në jug të kryeqytetit Tiranë.
Blair ka kohë të gjatë me lidhjet në këtë vend, duke qenë se tre vjet më parë u emërua si një këshilltar i z. Rama. Gruaja e tij Cherie ka vepruar gjithashtu si një avokat për qeverinë shqiptare. Një zëdhënëse e zotit Rama tha se zoti Blair kishte bërë një “vizitë të shkurtër dhe private”.
Ajo shtoi se, “Z. Blair nuk është paguar për gjë nga qeveria shqiptare.” Edhe zyra e zotit Bler tha se ai ishte atje për një vizitë të shkurtër, private”, mbyll shkrimin Daily Mail.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/