Berisha: 14 Maji është ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh,...

Berisha: 14 Maji është ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi

40
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Peqin se 14 Maji është dita, ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Zgjedhjet janë për qeveritarët vendorë dhe unë kam nder të madh, kënaqësi të madhe, që paraqes para jush një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së në vite. Që paraqes Mustafa Pashjen, një peqinas të ndershëm, dinjitoz, i cili do të shkrijë të gjithë energjitë e tij në shërbimin tuaj, i cili do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë taksash që ju paguani, të ua kthejë në shërbime, me transparencën më të madhe, i cili do të bëjë gjithçka që të mos mendojë vetëm për qendrën e qytetit, por të mendojë për të gjithë banorët e këtij rrethi aty ku banojnë për të ndryshuar, me çfarë ka në dorë ai, jetën e tyre. Do të bëjë gjithçka për ti dhënë frymë tregut.

Unë ju garantoj ju se tek Mustafai do keni një menaxher të shkëlqyer të bashkisë, do të keni një punonjës, drejtues të dhimbshëm, të aftë të zotin dhe do firmosni në 14 maj ndryshimin e madh dhe të shumëpritur.

Por 14 maji duhet të jemi shumë të qartë, është një ditë zgjedhjes disa herë më të rëndësishme se sa zgjedhjet vendore. Është një ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi.
Është një ditë që ne, duke votuar Mustafa Pashjen, të votojmë për rivendosjen e pluralizmit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY