“I është prishur terezia Erion Veliajt”. Belind Këlliçi takon banorë e tregtarë...

“I është prishur terezia Erion Veliajt”. Belind Këlliçi takon banorë e tregtarë në Kombinat: Transport publik falas për të gjithë qytetarët

29
0
Shares

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ndal në zonën e Kombinatit, në kuadër të turit të takimeve me qytetarët. Këlliçi shtrëngoi duart me banorë dhe përfaqësues të biznesit në zonë, të cilët treguan me dëshpërim se si Bashkia e Tiranës i ka braktisur.

Banorëve të Kombinatit, Belind Këlliçi u përsëriti premtimin për transport publik falas pasi të zgjidhet kryetar i bashkisë në 14 maj, ndërsa shpjegoi edhe se ku do të gjenden paratë për mbajtjen e këtij premtimi. “Ishte mërzitur Erion Veliaj se kam dhënë premtim se do e bëjë transportin publik pa lekë. Ka 24 orë, ka turr njerëzit, më sulmojnë mua, ku do i gjejë Belind Këlliçi lekët. 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm paska lekë. 20 milionë euro, që bën total kjo që kam premtuar unë, nuk paska lekë! Për pensionistët, për fëmijët, për të varfër, nuk paska lekë. 430 ka me vjedh, 20 milionë për t`ua dhënë njerëzve nuk ka. Se pyesin, jo po ku do t`i gjejë lekët. Janë lekët”-tha ndër të tjera Këlliçi.

Gjatë takimeve në Kombinat, Belind Këlliçi takoi shumë subjekte tregtare, të cilët treguan situatën e vështirë që po kalojnë për shkak të mungesës së fuqisë blerëse, por edhe të shtimit të taksave dhe tarifave vendore nga bashkia.

“Është varfëruar vendi, s`ka rini më, nga 50 vjeç e lartë është. Kam dalë që në orën 7:00 të mëngjesit dhe kam bërë vetëm 1200 lekë të reja xhiro”- u shpreh një shitës rrobash.

“Është kot. Populli ka shkuar në zero. Nuk hap dot një biznes, më parë të vijnë taksat dhe tatimet e shtetit se sa fillon të punosh”-u shprehën administratorët e një bari në Kombinat.

Teksa dëgjoi këto shqetësime, Belind Këlliçi premtoi se pas 14 majit do të ketë reduktim drastik të taksave për biznesin.

“Reduktim drastik të taksave se nuk i dilet kështu. Taksat edhe pse janë rritur më shumë, ky i ka ngritur 6-10 herë, arkëton më pak sesa kur ishin më pak taksat, se shkojnë te xhepi i zyrtarëve, te arka personale e këtyre, jo te arka e bashkisë”,-u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi takoi edhe xhaxhain e të ndjerit Ardit Gjoklaj, të miturit që disa vite më parë humbi jetën tragjikisht në landfillin e mbetjeve urbane në Sharrë, ndërsa bashkia e Tiranës nuk mbajti kurrë përgjegjësi. Sikur të mos mjaftojë kjo dhimbje, xhaxhai por dhe prindërit e Ardit Gjoklajt po përballen edhe me problemin e banesave që preken nga projekti i rindërtimit në Kombinat.

“Te letrat me u fut në gjyq posht e lartë. Po fitojmë ne gjyq me këtë punë! Dy shtëpi, timen dhe të vëllait”-tha ndër të tjera familjari i Ardit Gjoklajt.

Mungesa e  ujit dhe mbifaturimi i energjisë ishte një tjetër shqetësim, që disa banorë të Kombinatit ngritën gjatë takimit me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

“Një orë në ditët kam ujë unë”,-u shpreh një qytetare.

“Ajo ka një orë në ditë, por unë nuk kam një minutë ujë. Dritat vijnë 350 mijë lekë, i kam paguar sikur të kisha biznes të madh. Jam shumë e nervozuar, vajta u ankova tre muaj rresht, më tha nuk ta fal, paguaje me këste”-u shpreh një tjetër qytetare.

Gjatë takimeve, shumë pensionistë i treguan Belind Këlliçit vështirësitë që po kalojnë me rritjen e çmimeve dhe braktisjen nga shteti. Ndër ta, shumë votues të Partisë Socialiste ndër vite, i deklaruan publikisht besimin dhe votën Belind Këlliçit për zgjedhjet e 14 majit.

“Është hall i madh ky. Çmimet janë në stratosferë, 250 lekë kg domates. 120 mijë lekë më jep mua pension, ça do bëj unë?!. Të lutem merre bashkinë dhe çoje atje ku duhet”-u shpreh një qytetar. “Unë jam socialist i thekur, por Ju do fitoni. Do fitoni, jam me ju”- tha një tjetër qytetar.

“Unë kam qenë i majtë. E kam abandonuar, e kam bërë copë, se na e ka prurë këtu”-tha një tjetër qytetar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY