Berisha për financimet ruse: Nuk ka hyrë e dalë asnjë para ruse...

Berisha për financimet ruse: Nuk ka hyrë e dalë asnjë para ruse nga PD. Ledina Mandija prezanton auditin

43
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të auditit për financimet në PD, se kjo parti nuk ka në arkën e saj një qindarkë të hyrë apo të dalë nga financime ruse.

Anëtarja e kryesisë së PD, Ledina Mandija prezantoi raportin i cili konstaton se nuk ka pasur asnjë para ruse në arkën e partisë.

”Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka.

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.
Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së”, tha kreu i PD.

Sali Berisha: Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin.
Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.
Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.
Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes.
Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.
Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.
Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY