Çfarë thotë Berisha për aktin kriminal ndaj Top Channel

Çfarë thotë Berisha për aktin kriminal ndaj Top Channel

79
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka dënuar sot sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola, përmes një postimi në facebook.

Ai e cilëson si një akt të shëmtuar kriminal shkruan se kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.

Reagimi i Berishes:

Një akt kriminal i shëmtuar.
Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY