Këlliçi: Transporti publik falas merr vetëm 6.8 përqind të buxhetit të Bashkisë,...

Këlliçi: Transporti publik falas merr vetëm 6.8 përqind të buxhetit të Bashkisë, i kursen një familje 85 mijë lekë në muaj

48
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dha sot më shumë detaje rreth projektit të tij për ta ofruar falas transportin urban në qytet.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri TV, Këlliçi foli dhe për elementë të tjerë të platformës së tij.

“Transporti publik falas është i mundur. Kjo ka të bëjë me njerëzit, me 200 mijë qytetarët e Tiranës që janë më në nevojë. Transporti publik falas kushton 16.5 mln euro, kaq barrë është për Bashkinë, është vetëm 6.8 përqind e buxhetit’, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i Opozitës shtoi se me këtë ndërhyrje, Bashkia do të kursejë për një çift normal që merr transportin urban, të paktën 85 mijë lekë të vjetra në muaj.

Këlliçi pohoi se paratë gjenden, nëse Bashkia nuk vjedh. Ai solli si shembull të keqmenaxhimit, një studim që është bërë ku del se nuk vilen 38 përqind e taksave, që sipas tij, kjo tregon favorizime dhe korrupsion. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY