Është qëlluar me armë zjarri ndaj televizionut Top Channel duke lënë të plagosur e më pas ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Janë gjithsej 26 shenja plumbash në godinë dhe ambiente të tjera përfshirë edhe makina.
Fillimisht është plagosur me armë zjarri, roja i sigurisë të “Oktapus” Security, Pal Kola , i cili ka nderruar jetë rrugës për në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sherbimet e Policise kanë ngritur pika kontrolli, po kontrollohet zona. Grupi hetimor eshte vendngjarje.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve)”, njofton policia e Tiranës.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur ku besohet se janë gjetur edhe armët e atentatit. Makina Range Rover u gjet në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/