Berisha: Shqiptarët po ikin, sepse monizmi i Edi Ramës defakto ka bërë...

Berisha: Shqiptarët po ikin, sepse monizmi i Edi Ramës defakto ka bërë anulimin e të drejtave të tyre

43
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Berati se shqiptarët po ikin, sepse monizmi i Edi Ramës defakto ka bërë anulimin e të drejtave të tyre.

Argumentat:

Demokrate dhe demokratë të Beratit dhe mbarë Shqipërisë.
Ju jeni luftëtarë të pluralizmit. Partia në të cilën ju keni investuar erdhi si lokomotivë e pluralizmit në Shqipëri. Ajo sot është në këmbë në mbrojtje të pluralizmit, ndaj dhe ngrihuni në misionin tuaj për të rikthyer pluralizmin, për të rivendosur pluralizmin, për të përmbysur monizmin.

14 maji vërtetë pra është një fushatë për zgjedhje vendore, por realisht është një fushatë për fatet politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Askush më mirë, askush më dhimbshëm se ne shqiptarët nuk ka përjetuar dhe nuk e di më mirë se ne, se çfarë është monizmi.

Ne kaluam monizmin më të egër stalinist për 45 vite. Po të kthehemi pak çfarë po ndodh në këtë monizmin e dytë, ky monizëm i dytë po bën spastrimin etnik më të madh në historinë e këtij kombi. Me këtë monizmin e dytë, Berati që është një parajsë tokësore, që është një nga bukuritë më mahnitëse të planetit ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet.

Në 8 vite Shqipëria ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet. Por kjo 1/3 duhet ta pranojmë është cilësore, për aq sa të rinjtë janë cilësia më e lartë e jona, janë e ardhmja jonë, 80% e tyre janë të rinj.
937 mijë shqiptarë kanë ikur në këto 8 vite në hapësirën e BE-së, së bashku me vendet e tjera janë 1 mln. 80% e tyre janë nën moshën 30 vjeç.

S’ka përgjegjësi më të madhe sot besoj unë për çdo qytetar të Beratit, demokrat, socialist, i paparti se sa të ndalet për një moment; do pranojmë ne këtë shpërbërje të tmerrshme, do pranojmë ne të zhdukemi në këtë mënyrë? Ne s’duhet ta pranojmë kurrë këtë. Ne kemi përgjegjësi për të gjithë këta fëmijë, për të gjithë ata që janë larguar, por për të gjithë të vdekurit tanë të cilët kanë lënë trashëgimin përrallore për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo kërkon të shtrojmë pyetjen, si ka mundësi që në 8 vite, Berati i bekuar dhe mahnitës të jetë një qytet i mallkuar, Shqipëria një vend i bekuar dhe mahnitëse, të jetë një vend i mallkuar, të jetë një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë, të jetë një vend ku qytetarët nuk besojnë. Çfarë ka ndodhur. Gratë dhe burrat e mençur e shtrojnë këtë pyetje dhe mendojë mirë, se kjo pyetje ka të bëjë me fatin e gjithsecilit. Ka të bëjë me fatin e këtij qyteti, vendi dhe kombi.

Pse po ikin, çfarë po ndodh? Po ikin sepse të drejtat e tyre janë fiktive, sepse monizmi ka bërë defakto anulimin e të drejtave të tyre. Kush fiton sot proces gjyqësor, askush përveç atij që do Edi Rama. Sot rendi dhe siguria juaj është në dorën e bandave të Edi Ramës, ai u thotë ‘hani kokën e njëri-tjetrit ju’. Çfarë do të thot kjo? Kjo do të thotë, që policia nuk ekziston, kjo do të thotë që zotërit e rendit jeni ju, që ligji nuk është ligji i votuar në parlament, por ligji i mafias, ligji i tyre. Ndaj vritet qytetarja në banak duke punuar, plagoset fëmija 10 vjeçar, se kjo është motoja e tij.

Këshilltarët e tij, Dorian Duçka i cili është, ta dini ju mirë, ka arritur të ngjitë shkallët më të larta të mafias botërore, njeriu që vinte e merrte Edi Ramën me avion të posaçëm dhe e çonte në Hong Kong, me paratë e kompanisë së tij për të hapur ekspozitën, por po ky Dorian Duçkë, kalonte si hienë nga një biznesmen tek një tjetër, i kërkonte 1 mln euro, 5 mln, 3 mln euro, gjobë se unë ua jap vizat, ua heq ndalimin e vizave.

A ka drejtësi? Keni dëgjuar ju ndonjëherë të thirret në këtë skapin e partisë. Asnjëherë nuk ka. Pra plaçkitës, gjobëvënës me pasaporta diplomatike, këshilltarë të kryeministrit qarkullojnë rrugëve. Nuk besoj se të ketë në histori një shtet që lejojë një situatë të tillë, përveç këtij narko shteti të Edi Ramës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY