Kryeministri paralajmëron dështimin e negocimit nga PE

Kryeministri paralajmëron dështimin e negocimit nga PE

69
0
Shares

Ndërsa po mbante një fjalim në Vlorë me të ashtuquajturit votues të herës së parë, një grup shëtitës kryesisht me nxënës shkolle nga Tiranë, Kryeministri Rama paralajmëroi dështimin e ndërmjetësimit që pritet të bëhet nesër mes qeverisë dhe opozitës.

Nga Vlora në takim me të rinjtë që do të votojnë për here të, Rama edhe një herë është shprehur se nuk do ia le pushtetin ne tavolinë PD-së. Ai tha se PD le te beje ç’të dojë por me 18-qershor do të votohet.

“Ata që janë ngujuar në çadër duan që të mbrojnë vete duke mbrojtur kriminelët. Ne që megjithëse na vodhën, megjithëse na rrahën megjithëse na vranë, nuk u thamë që të na e jepnin pushtetin në tavolinë, por e morëm me të drejtën e qytetareve. Ata që janë në çadër e duan qeverinë dhuratë në çadër, Si mund të jemi njëson. Ne me ata kemi vetëm një gjë të përbashkët. Ata janë shqiptarë dhe ne jemi shqiptarë. Ata le të bëjnë ç’të duan, PS nuk ka forcë që e ndalon.

Ata le të bëjnë ç’të duan votuesin e parë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Fuqinë e dashurisë për Shqipërinë dhe betejën tonë për ‘Shqipërinë që duam, nuk ka forcë që e ndalon. Si me ata si pa ata ne do të votojmë. Si me ata si pa ata ne do të fitojmë”, deklaroi Kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY