Grupi i deputetëve të PD rreth Alibeajt te komanduar nga KAS si kryetar i PD në këto zgjedhje nuk janë në një mendje për kandidimin në zgjedhjet e 14 majit.
Kolegji i Kryetarëve, një forum informal i ish partisë së Bashës është shprehur për dalje në zgjedhje me një numër sa më të madh kandidatësh.
Por kryesia e Alibeajt, aq sa janë, ka dy pamje: deputetët në shumicë janë për kandidim vetëm për këshilla bashkiakë duke mos dëmtuar kolaicionin e madh të opozitës dhe kandisatët e primareve, ndërsa anëtarët jo deputetë, disa prej tyre rastësisht në PD, janë për kandisatë në 61 bashkitë.
Ndër emrat që kanë kërkuar të mbështeten kandidatët e “Primareve” janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi apo edhe Dashnor Sula.
Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi, ka thënë se duhet të hyhet me kandidatë në të gjitha bashkitë, mendim të cilit i janë bashkuar Gazmend Koduzi, Orjola Pampuri e Agron Kapllanaj ndër të tjerë, mendim ky i cili mbështetet edhe nga Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka shprehur mendimin për garimin me kandidatë vetëm në ato bashki ku ka mundësi për të fituar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/